Komunikata|

Më datë 13.12.2024, në komunën e Jegunovcit u mbajt sesioni i dytë i forumit, në bashkëpunim me UNDP-në dhe Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, si dhe në kuadër të projektit “Forcimi i këshillave komunale – faza 2”, i cili filloi me zbatimin e Forumeve në bashkësi.

Programi “Forcimi i këshillave komunale – faza 2” financohet nga Qeveria zvicerane dhe Ministria e Vetëqeverisjes Lokale dhe bashkëfinancohet dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim UNDPMK në bashkëpunim me Komunën e Jegunovcit. .

Në kuadër të Sesionit të Dytë të Forumit u prezantuan rezultatet e Sesionit të Parë të Forumit. Më pas grupet e punës prezantuan dhe përpunuan konceptet për projekt-propozimet, pasuar nga diskutimi i zgjidhjeve të propozuara dhe miratimi/votimi në mbështetje të koncepteve për projekt propozime për të kaluar në fazën tjetër.