Komuna e Jegunovcit gjendet në pjesën veriperëndimore të Pollogut të Poshtëm në mes të shkallës së 42 dhe 42,15 në veri të Ekuadorit dhe shkallës së 21 dhe 21,15 në lindje të Griniçit. Gjegjësisht,morfologjikisht ajo gjendet në mes të shpatit  perëndimor të malit gëlqeror Zheden  dhe shpatit jugor të Malit Sharr,respektivisht është e vendosur në rrafshin e gjerë aluvial të Lumit Vardar.   

Hapësira e Komunës së Jegunovcit  që moti  ka qenë e banuar,për çka dëshmojnë një numër I madh I sendeve të gjetura që nga kohët e hershme  (shek. 5 dhe i  6 ). Poashtu,janë vërejtur edhe mbeturina  për zhvillim në vazhdimësi të vendbanimeve,i shprehur nëpërmjet numrit të madh të dëshmive arkeologjike:nekropole,ndërtime të hershme krishtere,kisha mesjetare dhe dëshmi të tjera nga trashëgimia kulturore në këto treva

Lokacioni i Komunës së Jegunovcës

Sipas lokacionit të vet Komuna e Jegunovcit ka një mundësi të rëndësishme për zhvillim dhe pozitë strategjike,sepse në brez të gjërë dhe nëpërmjet një qafe mali lidhet me Republikën e Kosovës. Nëpërmjet saj kalon edhe rruga rajonale R-405  e cila ka rëndësi ndërkombëtare. Poashtu aty kalon hekurudha Shkup-Tetovë-Kërçovë. Përkufizohet me komunat:Tearcë,Zhelinë dhe Saraj si edhe me vijën e kufirit shtetëror me Republikën e Kosovës. 

Komuna e Jegunovcit përfshin një sipërfaqe prej 174 km2 .Në përbërje të komunës së re të formuar hyjnë 17 vendbanime edhe atë:Bellovishtë,(720 metra lartësi mbidetare),Vratnicë ( 730 m.l.m),Staro Sellë ( 870 m.l.m.) Rogaçevë ( 800 m.l.m.) Jazhincë ( 800 m.l.m.) Orashje ( 620 m.l.m.) –vendbanime malore,ndërsa Zhillçë ( 410 m.l.m.) Jançishtë ( 396 m.l.m.)Jegunovc (396 m.l.m.) Kopancë (392 m/l.m.) Podbreg ( 395 m.l.m.) Prelubishtë ( 400 m.l.m.)Raotincë ( 390 m.l.m. ) Ratajë ( 435 m.l.m.) Siriçinë ( 390 m.l.m.),Tudencë ( 385  m.n.m.) dhe Shemshova ( 405  m.l.m.) – vendbanime fushore.

Harta e Komunës së Jegunovcës me atarinë e fshatit
Close Search Window