Kryetar i Këshillit të Komunës së Jegunovcit
Valentina Marçevska

Lindur më: 03.07.1978 – Tetovë
Përkatësia etnike: Maqedon
Adresa: Zhillçë pn
Partia politike: VMRO – DPMNE
E-kontakti: mmarchevska5@gmail.com

Lista e këshilltarëve në Komunën e Jegunovcit
Mandati 2021-2025
Tomisllav Iloski
Këshilltar

Lindur më: /
Përkatësia etnike: Maqedon
Adresa: Ratajë pn
Partia politike: VMRO – DPMNE
E-kontakti: /

Mirosllav Dimoviq
Këshilltar

Lindur më: /
Përkatësia etnike: Maqedon
Adresa: Rogaçevë pn
Partia politike: VMRO – DPMNE
E-kontakti: /

Perica Saveski
Këshilltar

Lindur më: / – Тетово
Përkatësia etnike: Maqedon
Adresa: Jançishtë pn
Partia politike: VMRO – DPMNE
E-kontakti: /

Simona Misajlloska
Këshilltar

Lindur më: /
Përkatësia etnike: Maqedon
Adresa: Ratajë pn
Partia politike: VMRO – DPMNE
E-kontakti: /

Millan Antovski
Këshilltar

Lindur më: /
Përkatësia etnike: Maqedon
Adresa: Jegunovc pn
Partia politike: VMRO – DPMNE
E-kontakti: /

Aleksandar Stefanoviq
Këshilltar

Lindur më: /
Përkatësia etnike: Maqedon
Adresa: Jegunovc pn
Partia politike: LSDM
E-kontakti: /

Sara Nikollovska
Këshilltar

Lindur më: /
Përkatësia etnike: Maqedon
Adresa: Jançishtë pn
Partia politike: LSDM
E-kontakti: /

Nebojsha Gavrilloski
Këshilltar

Lindur më: /
Përkatësia etnike: Maqedon
Adresa: Bellovishtë pn
Partia politike: LSDM
E-kontakti: /

Beti Mishovska
Këshilltar

Lindur më: /
Përkatësia etnike: Maqedon
Adresa: Zhillçë pn
Partia politike: LSDM
E-kontakti: /

Orhan Sabrii
Këshilltar

Lindur më: 24.02.1985 – Тетово
Përkatësia etnike: Shqiptar
Adresa: Shemshovë pn
Partia politike: BDI
E-kontakti: orhan.sabrii@hotmail.com

Artan Adili
Këshilltar

Lindur më: /
Përkatësia etnike: Shqiptar
Adresa: Jazhincë pn
Partia politike: BDI
E-kontakti: /

Sihan Ajeti
Këshilltar

Lindur më: /
Përkatësia etnike: Shqiptar
Adresa: Orashë pn
Partia politike: BDI
E-kontakti: /

Semire Ismaili
Këshilltar

Lindur më: /
Përkatësia etnike: Shqiptar
Adresa: Shemshovë pn
Partia politike: ASH
E-kontakti: /

Novica Petrovski
Këshilltar

Lindur më: /
Përkatësia etnike: Maqedon
Adresa: Jegunovc pn
Partia politike: E Majta
E-kontakti: /

Mënyra e punës së këshillit të komunës

  1. Këshilli është organ përfaqësues i qytetarëve i cili vendos në suaza të kompetencave të komunës.
  2. Për shqyrtimin e çështjeve dhe vërtetimin e propozimeve nga lëmi të caktuara këshilli nga përbërja e vet mund të formojë komisione të përhershme dhe të përkohshme.
  3. Zgjedha e këshillit dhe mënyra e zgjedhjes së anëtarëve të komisioneve rregullohet me statut.
  4. Përbërja e komisioneve i përgjigjet përfaqësimit proporcional të partive politike në këshill.

Zgjedha e anëtarëve të këshillit

    1. Këshillin e përbëjnë përfaqësues të qytetarëve të zgjedhur në zgjedhje të përgjithshme,të drejtpërdrejta dhe të lira me votim të fshehtë.
    2. Zgjedhja e anëtarëve të këshillit rregullohet me ligj.

     

    Numri i anëtarëve të këshillit

    1. Numri i anëtarëve të këshillit përcaktohet varësisht nga numri i banorëve në komunë dhe nuk mund të jetë më i vogël se 9 e as më i madh se 33 anëtarë.

    Këshilli i Komunës së Jegunovcit numëron 15 anëtarë.

Statusi i anëtarëve të këshillit

  1. Anëtarët e këshillit zgjidhen për kohë prej 4 vjet.
  2. Anëtarët e këshillit i përfaqësojnë qytetarët dhe në këshill vendosin sipas bindjes së tyre.
  3. Anëtari i këshillit nuk mund të revokohet.
  4.  

Kompetencat e këshillit

  1. Këshilli:

    1. Miraton Statutin e Komunës dhe dispozita të tjera;
    2. Miraton Buxhetin e komunës dhe llogarinë vjetore të buxhetit;
    3. Harton Rregulloren e Këshillit;
    4. Harton Programin e punës;
    5. Cakton lartësinë e shkallës së tatimeve dhe lartësinë e kompensimeve dhe të kompensimeve dhe të taksave;
    6. Miraton Planin e përgjithshëm urbanistik ;
    7. Miraton plane detale urbanistike dhe dokumentacion urbanistik për vendbanimet e komunës;
    8. Harton Programin për rregullimin e tokës ndërtimore;
    9. Merr dispozita nga lëmi i mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe i natyrës,i zhvillimit ekonomik lokal,kulturës sportit dhe rekreacionit ,mbrojtjes sociale dhe mbrojtjes së fëmijëve,arsimit,mbrojtjes shëndetësore,mbrojtjes kundër zjarrit në suaza të kompetencës së caktuar me ligj të veçantë ose në përshtatje me programin nacional;
    10. Harton Programin për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e udhëve dhe të rrugëve lokale;
    11. Harton Programin për ndërtimin,rindërtimin dhe mirëmbajtjen e ujësjellësve lokalë;
    12. Harton Programin për mirëmbajtjen e pastërtisë publike;
    13. Harton Programin për mirëmbajtjen dhe shfrytëzimin e parqeve dhe të sipërfaqeve të tjera publike me rëndësi lokale;
    14. Kryen edhe punë të tjera të parapara me ligj.

    Nëse këshilli nuk i miraton raportet, mund të ngrejë procedurë për kryerjen e kontrollit të punës materiale dhe financiare para organit kompetent për mbikëqyrje.

    Personi udhëheqës nga pika 12 është i zgjedhur nëse për të kanë votua shumica nga të gjitha këshillat e komunave, të cilat i përfshinë Njësia rajonale e Ministria për Punë të Brendshme.

Konstituimi i këshillit

(1) Mbledhjen e parë të këshillit të zgjedhur e thirr kryetari i këshillit nga përbërja paraprake më së voni në afat prej 20 ditësh nga dita e përfundimit të zgjedhjeve.

(2) Nëse këshilli nuk thirret në afatin nga paragrafi (1) i këtij neni, anëtarët e këshillit mblidhen vet dhe nën kryesimin e anëtarit më të vjetër e konstituojnë këshillin në afat prej 10 ditësh pas mbarimit të afatit nga paragrafi 1 i këtij neni.

(3) Nëse mbledhja nuk mbahet në afatin sipas paragrafit 2 të këtij neni do të shpallen zgjedhje të reja për anëtarë të këshillit, në mënyrë të përcaktuar me ligj.

Betimi

Anëtarët e Këshillit japin dhe nënshkruajnë deklaratë solemne,si më poshtë:

“Unë (emri dhe mbiemri) solemnisht deklaroj se të drejtat dhe detyrimet e anëtarit të Këshillit do t’i ushtroj me ndërgjegje dhe gjatë ushtrimit të tyre do t’a respektoj Kushtetutën,ligjet,dispozitat e Këshillit dhe do ta mbroj rendin kushtetues të Republikës së Maqedonisë”.

Anëtarët e Këshillit pjesëtarë të  bashkësisë etnike shqiptare japin dhe nënshkruajnë deklaratë solemne edhe në gjuhën shqipe dhe shkrimin e saj latin.

Thirrja e mbledhjeve të këshillit

  1. Mbledhjen e jashtëzakonshme e thërret kryetari i Këshillit me nismë të vet,me propozim të më së paku të 1/3 së anëtarëve ose me propozim të kryetarit të komunës.
  2. Thirrje për mbledhje me rendin e propozuar të ditës u dërgohet anëtarëve të Këshillit në mënyrën më të shpejtë.
  3. Këshilli nuk mund ta ndryshojë rendin e ditës për mbledhjen e jashtëzakonshme.
  4. Para fillimit të punës anëtarët e Këshillit votojnë për arsyeshmërinë e shkaqeve për thirrjen e mbledhjes së jashtëzakonshme.

Puna në mbledhjet e Këshillit të komunës

1. Вонредна седница на советот свикува претседателот на советот, по сопствена иницијатива или на барање на најмалку 1/3 од членовите на советот, во случаи и на начин утврдени со статут.
2. Во известувањето за свикување на вонредната седница се наведува времето, местото на одржување и дневниот ред на седницата.
3. Советот не може да го менува дневниот ред за вонредната седница.
4. Пред започнувањето на седницата задолжително се гласа за оправданоста на причините на свикување на вонредната седница.

Puna në mbledhjet e Këshillit të komunës

  1. Këshilli i Komunës vendos me shumicë votash të anëtarëve të pranishëm në Këshill,e më pak me një të tretat e numrit të përgjithshëm të anëtarëve të Këshillit,nëse me Statut nuk është paraparë shumicë e veçantë.

 

  1. Votimi në seanca të Këshillit është publik,përpos nëse Këshilli vendos për çështje të caktuara votimi të jetë i fshehtë.

 

  1. Dispozitat të cilat i përkasin kulturës,përdorimit të gjuhëve dhe shkrimit të atyre që flasin më së paku 20% të qytetarëve të komunës,përcaktimi dhe përdorimi i stemës dhe flamurit të komunës,miratohen me shumicë votash nga anëtarët e pranishëm të këshillit,ku patjetër duhet të ketë shumicë votash nga anëtarët e pranishëm të cilët u përkasin bashkësive të të cilat nuk janë shumicë në komunë.

 

  1. Seancë e jashtëzakonshme thirret për çështje të rëndësishme për sigurimin dhe  sigurinë  e  qytetarëve, për  çështje  që   janë krijuar nga rrethanat e jashtëzakonshme (zjarri,vërshimet,tërmetet etj.) dhe gjatë vizitës së delegacioneve të vendeve të tjera kur ai  do t’u drejtohet anëtarëve të Këshillit.

 

 

Mbledhjet e këshillit janë publike

 

1..Këshilli punon në mbledhje.

  1. Mbledhjet e këshillit janë publike.
  2. Për përjashtimin e pranisë së publikut në seancë vendoset nëse për të ka shkaqe të arsyeshme të përcaktuara me statutin,me shumicë të dy të tretat e votave nga numri i përgjithshëm i anëtarëve të këshillit.
  3. Gjatë shqyrtimit të buxhetit,llogarisë përfundimtare të buxhetit dhe për planet urbanistike,prania e publikut nuk mund të përjashtohet.

Të drejtat dhe detyrat e anëtarëve të këshillit

  1. Anëtarët e këshillit kanë të drejtë dhe detyrë të marrin pjesë në punën e këshillit dhe të komisioneve të përhershme ose të përkohshme të tij.
  2. Anëtarët kanë të drejtë të japin iniciativa dhe propozime dhe t’i bëjnë pyetje kryetarit të komunës në mbledhjen e këshillit.
  3. Anëtari i këshillit nuk mund të thirret në përgjegjësi penale ose të ndalohet për shprehje të mendimit ose për votim në këshill.
  4. Punëdhënësi është i detyruar ta lirojë anëtarin e këshillit nga puna profesionale me qëllim të pjesëmarrjes në mbledhjet e këshillit ose të komisioneve në të cilat është anëtar.

5. Anëtarët e këshillit kanë të drejta dhe detyra të tjera të përcaktuara me statut dhe dispozita të tjera, në përputhje me këtë ligj.

Konflikti i interesave të anëtarëve të këshillit

  1. Anëtari i këshillit nuk mund të marrë pjesë në vendimmarrje për çështje në të cilat ai ose bashkëshorti, fëmija ose i afërmi i tij deri në shkallën e dytë kanë interes financiar ose të tjerë personalë.
  2. Anëtari i këshillit është i detyruar ta informojë këshillin për çështjet në të cilat ka interes financiar ose tjetër personal.
  3. Anëtari i këshillit nuk mund të punësohet në administratën komunale të komunës në të cilën është zgjedhur.
  4. Në ditën e punësimit në pajtim me paragrafin (3) të këtij neni, konsiderohet se anëtari i këshillit ka dhënë dorëheqje.

5. Anëtari i këshillit i punësuar në shërbimet publike të themeluara nga komuna nuk mund të marrë pjesë në vendimmarrjen për çështje që lidhen me shërbimin publik në të cilin është i punësuar.

Përfundimi i mandatit

  1. Mandati i anëtarit të këshillit mbaron para përfundimit të kohës për të cilën është zgjedhur:

– nëse jep dorëheqjen;

– në rast vdekjeje;

– nëse me aktgjykim të formës së prerë për vepër penale është dënuar me burg më shumë se gjashtë muaj;

– nëse ekziston rasti i papajtueshmërisë me pozitën e anëtarit të këshillit në përputhje me

  1. Ligji për zgjedhjet lokale;

– nëse me dekret të vlefshëm i hiqet aftësia për punë dhe

– nëse pushon së qeni banor i komunës.

  1. Këshilli në seancën e parë vijuese do të konstatojë arsyen dhe ditën e përfundimit të mandatit të anëtarit të këshillit, përkatësisht: – në rastet nga paragrafi (1) paragrafi 1. nga dita e mbledhjes dhe

– në rastet nga paragrafi (1) paragrafët 2, 2, 4, 5 dhe 6 me ditën e përmbushjes së kushtit.

  1. Anëtarit të këshillit mund t’i hiqet mandati nëse në mënyrë të paarsyeshme mungon në tri seanca radhazi.
  2. Për arsyetimin e mungesës nga paragrafi (3) i këtij neni, këshilli vendos me shumicën e votave nga numri i përgjithshëm i anëtarëve të këshillit.

Zgjedhja e kryetarit të këshillit

  1. Kryetari i këshillit zgjidhet nga radhët e anëtarëve të këshillit, me mandat katër vjeçar.
  2. Kryetar i këshillit zgjidhet kandidati që ka marrë shumicën e votave nga numri i përgjithshëm i anëtarëve të këshillit.
  3. Nëse asnjë nga kandidatët për kryetar nuk ka marrë numrin e duhur të votave në raundin e parë, do të zhvillohet raundi i dytë i votimit për dy kandidatët që kanë marrë numrin më të madh të votave në raundin e parë.
  4. Kryetar zgjidhet anëtari i këshillit që ka marrë më shumë vota në raundin e dytë të votimit.

5. Deri në zgjedhjen e kryetarit, këshilli mblidhet dhe drejtohet nga anëtari më i vjetër i këshillit.

Detyrat e kryetarit të këshillit

  1. Thërret dhe drejton mbledhjet e këshillit;
  2. Kujdeset për organizimin dhe punën e këshillit dhe
  3. Nënshkruan aktet e miratuara nga këshilli dhe ia dorëzon kryetarit të komunës për botim brenda tre ditëve nga miratimi i tyre.
Close Search Window