Në Komunën e Jegunovcit ka 17 forma të vetëqeverisjes vendore (bashkësive lokale) të gjitha janë vendbanime fshatare (rurale).

Vendbanimet: Bellovishtë, Vratnicë, Zhillçë, Jazhincë, Jançishtë, Jegunovc, Kopanicë, Orashë, Podbreg, Prelubishtë, Raotincë, Ratajë, Rogaçevë, Siriçinë, Staro Sellë, Tudencë, dhe Shemshovë.

Qytetarët nëpërmjet formave të vetëqeverisjes vendore kujdesen për:

  • zgjidhja e çështjeve nga infrastruktura komunale,ndërtimi dhe mirëmbajtja e objekteve me interes publik ( ujësjellës,rrugë,kulturore,sportive etj.);
  • mbrojtje të ambientit jetësor
  • ngritje e nismave për rregullimin e hapësirës;
  • organizimi i manifestimeve kulturore,sportive,argëtuese etj.;
  •  punë të tjera për nevoja të përditshme me rëndësi për jetën dhe punën e qytetarëve.
Close Search Window