
Historia
Hapësira e Komunës së Jegunovcit qysh moti ka qenë e banuar, për çka dëshmojnë një numër i madh i sendeve të gjetura që nga kohët e moçme. Ekziston zhvillim i vazhdueshëm i vendbanimeve i shprehur nëpërmjet zbulimeve të shumta arkeologjike: nekropole, ndërtime të hershme krishtere, kisha mesjetare etj. Dëshmitar të trashëgimisë kulturore të këtyre hapësirave.
Jegunovc
Gradishte, vendbanim i vërtetuar nga koha e vonshme antike. Në lindje të fshatit, në anën e djathtë të lumit Vardar, në maje të shkëmbit të lartë gjenden mbeturina nga bedeni mbrojtës. Nëpër sipërfaqen gjinden fragmente të shumta të enëve nga qeramika dhe material ndërtimor, kurse gjenden edhe themele të më shumë objekteve.
Aleksova B; 1959,217; Mikulçiq I.,1971 a, 466; Mikulçiq I ,TIR 66 (S:K.)
Te fabrika ka nekropol nga koha romake. Në oborrin e Kombinatit metalurgjik Jugohrom, gjatë kryerjes së punëve në vitin 1956 janë zbuluar varreza me konstruksione të pllakave nga guri. Në njërin prej tyre është gjetur plaka me mbishkrim greqisht në 7 reshta dhe një pllakë jo të rëndomtë me mbishkrim greqisht me 7 reshta dhe një skenë të reliefit jo të rëndomtë.
Gjegjësisht, në anën e majtë qëndron një burë, me dorën e djathtë të ngritur ndërsa me të majtën hedh viktimën në zjarr. Në anën e djathtë qëndron një fëmijë, kurse më tutje prej tij, krejtësisht në të djathtë janë të paraqitur grua dhe burrë me vel në kokë. Pllaka ruhet në Muzeun e Maqedonisë. (S.K.)
Peshter, nekropol nga mesjeta e vonshme. Në 2 km. në veri të fshatit, në rrëzë të malit Zheden në një lartësi të vogël duken vare të ndërtuar prej pllakave të gurit me orientim veri, perëndim. (S.K.)
Bellovishtë
Është vërtetuar vendbanimi Gradishte nga koha e vonshme antike. Në veriperëndim të fshatit ngrihet një maje e lartë me lëshime të pjerrëta që dominon në terrenin përreth. Në maje ka mbeturina të kështjellës me kulla dhe mbrojtëse. Sipas mënyrës së ndërtimit të bedenit, më parë ka qenë e mbrojtur ana veriore, kurse më vonë ajo jugore. Kalaja ka pasur bazë të trekëndëshit të parregullt me dimensione prej 120m në drejtimin veri-jug dhe 50m në drejtimin veri-perëndim. Tek mbrojtja shihen themele të objektit, ndërsa në citadelë ka fragmente të enëve të qeramikës, pitosë, dhe janë gjetur monedha nga shekulli IV dhe V.
Aleksova B. 1959, 225.(S.K.)
Vratnica
Kështjella – në zabelin e vogël është vërtetuar vendbanim nga koha e vonshme antike. Në 3 km. në veriperëndim të fshatit, tek gryka e derdhjes së lumit të Livadicës në lumin e Lubotenit ngrihen shkëmbi të pjerrët në të cilët ka mbeturina të bedenit nga guri i thyer dhe llaç gëlqeror. Vendbanimi ka pozitë dominuese, ndaj rrethinës. Përveç me bedenin, është e mbrojtur nga natyra me shpatie të pjerrëta, kurse nëpërmjet shalës në anën veriperëndimore është e lidhur me malin e Lubotenit.
Aleksova B; 1959,217; Mikulçiq I.,TIR 134 (S:K.)
Shën Dusi, kishë mesjetare. Në pjesën veriore të fshatit ka mbeturina të mureve të një kishe të vogël.
Aleksova B; 1959,217; Trifunoski J., 1976 (S.K.)
Tumbë, vendbanim nga koha romake. Në fshat, në hapësirën ndërmjet vendeve Livadic dhe Dy tumba gjenden fragmente nga enë qeramike dhe shumicë të materialit ndërtimorë (S.K.). Kisha Konstantini dhe Elena, kishë mesjetare në vendin Çesto dubje (dushku i shpeshtë) e cila gjendet në pjesën juglindore të fshatit, ka mbeturina të kishës, e gjatë 18,20m. dhe e gjërë 4,20m. e ndërtuar me gurë të thyer dhe llaç gëlqeror.
Aleksova B; 1959, 227 (B.A.)
Zhillçë
Vendasit nuk e dinë se kur është themeluar fshati, gjë që të bën të kuptojnë se është i vjetër. Deri në vitin 1922 në fshat ka ekzistuar edhe një kishë shumë e vjetër, e cila është pikturuar tre herë. Në të njëjtin vit, kisha u prish dhe në vend të saj u ndërtua një e re dhe më e madhe. Kisha iu kushtua Shën Nikollës.
Sipas vendasve, një herë në Zhillçë kishte një murtajë dhe një pjesë e madhe e banorëve vdiqën.
Deri në vitin 1912, pjesa jugore e fshatit kishte një shtëpi çifligu dhe në të kishte kullën e beut, dhe rreth saj ishin ndërtesat e çifligjeve dhe veglat për bagëtinë. Deri në çlirimin prej turqve, një pjesë e tokës ishte e pronarëve të çifligjeve: Rufat-aga, Adem-aga dhe Abdul Mexhid-aga. Ata kishin tre familje të përhershme në Zhillçë, të cilët punonin si kujdestarë të çifligjeve. Për pjesën tjetër të punëve bujqësore, pronarët për një kohë të shkurtër sollën djem nga fshati maqedonas Lukovica në Malit të Thatë.
Jazhincë
Te kisha,kishë mesjetare dhe nekropol. Sipas burimeve historike,në pjesën e epërme të fshatit ka ekzistuar kishë kushtuar Sh. Shpëtimtarit. Në sipërfaqe ka pllaka të mëdha nga guri të konstruksioneve të varrezave dhe fragmente të enëve nga qeramika.
Selishçev A.M,1929; Novakoviq S.T.1906 (S.K.)
Jançishtë
Emri i fshatit ndeshet për herë të parë në dokumentet historike si Jançishta në shekullin XIV (1349). Emri vjen nga ojkonimi Jançe dhe shtesa -iste, që do të thotë “vendi ku ndodhet Jançe”. Shpjegimi tjetër është se emri vjen nga emri personal Janko duke shtuar prapashtesën -iste.
Jançishti është një fshat i vjetër, i përmendur për herë të parë në një shkrim të Stefan Dushanit në vitin 1349, kur kisha e fshatit të tij “Shn. Nikolla” ishte bashkëngjitur me manastirin “Shn. Panteleimon.”
Fshati përmendet në librat e regjistrimit turk të vitit 1467/68, si pjesë e nahisë së Tetovës, dhe kishte 39 familje të krishtera dhe 2 të veja të krishtera.
Ekziston një gojdhënë që fshati ishte i braktisur një herë gjatë periudhës osmane.
Më vonë, ai u rindërtua nga paraardhësit e familjeve të fshatit të sotëm. Familjet më të vjetra konsiderohen Çadin dhe Çukalovci.
Pas rindërtimit të fshatit, Jançishti u shndërrua në fshat çiflig. Pronarët e katër çifligjeve ishin Rexhep Pasha, Memet Pasha, Esat Pasha dhe Veli Aga.
Esat Pasha banonte në Zhelinë. Vendasit filluan të blejnë tokën në fund të shekullit të 19-të. Ajo u lirua përfundimisht vetëm në 1912.
Orashë
Orasha është një fshat i vjetër, i cili fillimisht ka qenë i banuar nga maqedonasit ortodoksë. Ata ikën nga Gradishtja, rreth 4 kilometra në jug të fshatit. Këto familje të para të fshatit më vonë u shpërngulën dhe një familje që mbeti u islamizua. Nga fundi i shekullit të 18-të, Orasha u rrit me shpërngulje dhe rritjen natyrore të shqiptarëve myslimanë.
Në regjistrat e taksave osmane të popullsisë jomuslimane të vilajetit të Tetovës nga viti 1626-1627, Orashje është regjistruar si fshat me 5 familje.
Sot dihet për këto familje të shpërngulura maqedonase ortodokse nga Orasha, të cilat kanë shkuar në fshatrat fqinje. Këta janë Kragovci (2 k.), të cilët banojnë në Staro Sellë. Ata kishin një paraardhës Kraga në Orashë, i cili u shpërngul në Staro Sellë, por vëllai i tij qëndroi në Orashë, ku pranoi Islamin dhe u shqiptarizua. Nga vëllai vjen familja Kulash (18 k. në Orashje, dhe 5 k. kaloi në Orashë të Poshtme). Një familje tjetër maqedonase e shpërngulur është Mazhiqevci (3 k.), i cili jeton në Vratnicë. Thuhet se ata kishin tre paraardhës në Orashë, të cilët ishin vëllezër. Njëri pranoi Islamin dhe qëndroi në Orashë, tjetri u zhvendos në Staro Sellë dhe i treti në Vratnicë.
Orashë e poshtme
Orasha e Poshtme u banua përsëri në vitin 1915 me anëtarë të fisit Kulash (5 k.). Ata u shpërngulën në Orashë të Poshtme, pasi u dogjën shtëpitë e tyre në Orashë dhe kishin vathë bagëtish në Orashë të Poshtme. Këto vathë bagëtish i bënë shtëpi dhe përreth shtëpive duke prerë pyllin bënë toka të punueshme. fisi Kulash (ose Ameti, sipas paraardhësit Amet) është një degë e fisit sllav të islamizuar dhe shqiptarizuar në Orashë, ku ata ishin vendas.
Prelubishtë
Fillimisht, fshati i vjetër ndodhej në perëndim të Prelubishtit të sotëm, në zonën Ograda. Ky fshat më vonë u shpërngul.
Në vendbanimin e përmendur vendasit gjetën varre, rrënoja kishash dhe mure shtëpish. Sot atje janë fusha.
Pas shpërnguljes së fshatit të vjetër, vendasit e mbijetuar themeluan fshatin e ri në pozicionin e tij aktual. Kur u themelua fshati i sotëm, nuk është i njohur në mesin e vendasve.
Në regjistrat tatimorë osmanë të popullsisë jomuslimane të vilajetit të tetovës nga viti 1626-1627, Prelubishti përmendet si fshat me 54 familje. Gjatë periudhës osmane, Prelubishti ishte kryesisht fshat çiflig. Fshatarët filluan të çlirohen nga çifligari në fund të shekullit të 19-të dhe ata u çliruan plotësisht në 1912.
Raotincë
Raotinca është një fshat i vjetër. Në të dhënat historike është përmendur për herë të parë në vitin 1461 ose 1462 nga Mehmed-beu, i cili paraqiti në Tetovë se ai kishte një livadh, i cili ndodhej në “Rahotincë”, i cili kufizohej nga njëra anë me lumin Vardar dhe në anën tjetër nga rruga që të çon në fshatin Podbreg. Livadhi ishte 70 plugje.
Një akt i dytë i shkruar për Raotincën daton në vitin 1470, kur një Qebir Muhammed bleu një arë nga Ivani i Radotincës duke përmendur një rrugë që të çonte nga Raotinca në Udvarce (Vorca e sotme). Në Raotincë ka qenë dikur një shtëpi çiflig, por nuk ka të dhëna se kush e kishte atë dhe kur u shkatërrua.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, fshati ndodhej në kufirin midis zonave të pushtimit bullgar dhe italian. Autoritetet italiane donin që i gjithë Pollogu t’i përkiste Shqipërisë, por banorët e Raotincës kryen një sërë aksionesh dhe protesta me shkrim drejtuar administratës ushtarake gjermane me dëshirën për të qenë pjesë e zonës së pushtimit bullgar. Për shkak të kësaj, fshati u bë pjesë e pjesës më veriore të Pollogut, e cila hyri në kufirin e Bullgarisë, ku qëndroi deri në vitin 1944. Kjo i dha fshatit emrin “Sofja e Vogël”.
Siriçinë
Bërcë, nekropol nga koha antike e vonshme. Në veri të fshatit në afërsi të shkollës së fshati janë zbuluar varreza të ndërtuara me pllaka të gurit. (S.K.)
Proi i Mateit, depo e monedhave të mesjetës. Në sinorin e fshatit në vitin 1930 është zbuluar një depo të skifateve bizantike nga bakri nga shekulli XII-XIII 163 monedha ruhen në përmbledhjen në Muzeun e Maqedonisë në Shkup. Sipas tregimeve të banorëve në depo ka patur më shumë monedha të cilat gjenden në duar të fshatarëve.
Aleksova B; 1955 a, 18 (B.A.)
Staro Sellë
Fshati përmendet në regjistrat tatimorë osmanë të popullsisë jomuslimane të vilajetit të tetovës nga viti 1626 – 1627 dhe është i shënuar si fshati Istarosel me 54 familje. Në shekullin e 19-të, Staro Sella ishte një fshat në Nahijën e Pollogut në Kazanë e Tetovës të Perandorisë Osmane.
Gradishtë, vendbanim nga koha neolite. Në veri të fshatit në drejtim të fshatit Rogaçevë, nëpër sipërfaqe shihen fragmente të shumta të enëve nga qeramika dhe material për lyerje të shtëpive,vegla pune nga guri. (S.K.)
Dushkajë, nekropol nga koha e vonshme antike romake. Në periferinë jugore të fshatit në një lartësi të vogël janë zbuluar vareza. Gjatë gërmimeve arkeologjike mbrojtëse të kryera në vitin 1982 janë gjetur monedha nga bronzi, sumbulla e të tjera. Gjetjet ruhen në Muzeun e anës së Tetovës. (S.K.)
Kodra e Cvetkos, vendbanim nga koha e vonshme antike. Në juglindje të fshatit, nën rrugën e asfaltuar në një sipërfaqe të madhe shihen fragmente të shumta të enëve nga qeramika dhe material ndërtimor. (S.K.)
Tudencë
Në verilindje të Tudencës ndodhet vendi Seliste, ku dikur ka qenë një fshat i tipit të thyer dhe në të ka qenë kisha “Sv. Petka”. Ai fshat dhe kishë u shkatërruan më vonë. Popullsia e mbetur themeloi fshatin e ri në vendndodhjen e sotme. Në fshatin e ri, banorët ndërtuan një kishë të re kushtuar Sv. Petka. Në vendin ku ka qenë fshati i vjetër dhe kisha ka disa fragmente. Në regjistrat tatimorë osmanë të viteve 1626-1627 fshati Tudencë është shënuar me 32 familje. Në fillim të shekullit XIX në Tudencë u themelua çifligu i Kurtish-agës nga Tetova. Në çifligun e tij kanë punuar paraardhësit e familjeve të sotme: Vrazhevci, Dimçeski dhe Goedaroi. Kurtish-aga i ndihmoi fshatarët të ndërtonin një kishë, pasi për shkak të kishës do të vendoseshin edhe fshatarë të tjerë maqedonas. Aga gjithashtu kishte një çiflig në fshatin Ratajë. Në të kaluarën në çiflig u vendosën dy familje shqiptare (Sugle) nga fshati Cerovë i Dervenit të Shkupit. Këto familje nuk donin të punonin në tokën e dikujt tjetër, prandaj aga i dëboi nga Tudenca.
Shemshovë
Shemshova është një fshat i vjetër. Në të jetonin familje të vjetra të krishtera. Më vonë ato familje u shpërngulën dhe në vend të tyre u vendosën familje nga vende të ndryshme. Në periudhën osmane, një pjesë e Shemshovës ishte fshat çiflig. Shtëpinë e parë në fshat e themeloi Lakush, i cili themeloi një nga familjet e sotme me të njëjtin emër.
Podbreg
Podbreg është një fshat i vjetër dhe përmendet në burimet e shkruara në vitin 1321. Asokohe mbreti serb Milutin për statutin e manastirit të Graçanicës nga Kosova i dha fshatin Odri dhe të gjitha pronat e pronarit Borka në fshatrat Podbrezi dhe Llacë.
Një tjetër dokument i shkruar për fshatin është i kohës turke (1461/1462). Atëherë Mehmed-beu nga Tetova përmend livadhe, të cilat ndodheshin në Raotincë dhe kufizoheshin nga njëra anë me Vardarin dhe rrugën që shkonte nga Raotinca në Podbreg. Një tjetër pronë e përmendur nga Mehmed-beu kufizohej nga njëra anë me rrugën nga Podbregu në Nerashtë. Në dokument si dëshmitar nga Pobregu përmendet turku Ismail bin-Ibrahim. Në periudhën turke, ky fshat ka qenë vendbanim në Pollogun e poshtëm dhe ka qenë vend ku ka pasur kazermë, thertore, banja, xhami, tjegullore dhe kishë. Çdo javë kishte një ditë tregu në Podbreg. Më vonë, fshati u shkatërrua plotësisht, për t’u rindërtuar si një fshat i vogël nga të ardhurit. Në vendin ku ndodhet fshati i sotëm Podbreg, si dhe rreth tij, ka mbeturina themelesh ndërtesash. Njihen gjithashtu rrënojat e një mulliri dhe një tempulli të vjetër. Tempulli ndodhej në zonën e Crkvishtës, në perëndim të fshatit të sotëm. Në vitin 1947, vendasit gërmuan para, një kryq, themele, një shtyllë mermeri dhe kafka. Në të kaluarën, Crkviste ishte e pyllëzuar dhe këtu njiheshin mbetje më të mëdha muresh, por sot aty ka ara. Qeramidnica ndodhet në lokalitetin e sotëm me të njëjtin emër, ku gjenden themelet e objekteve të dikurshme.
Rogaçevë
Rogaçeva u përmend për herë të parë në librat dhe regjistrimet turke në vitin 1467. Sipas tregimeve gojore, thuhet se disa murgj ishin fshehur këtu në pyllin mbi burim, fill pas betejës së Kosovës. Ai vend dhe ai vendburim edhe sot quhet Kallugjer. Në Rogaçevë në vitet 1467-68 kishte 59 shtëpi dhe 4 të veja. Në kohën e regjistrimit të dytë dhe të tretë në vitin 1545 dhe 1568, nuk ka të dhëna të sakta se sa familje jetonin në Rogaçevë, por ka të dhëna se Rogaçeva dhe fshati Vratnicë kishin numrin më të madh të amvisërive.
Në shekullin e 19-të, Rogaçeva ishte një fshat brenda Nahisë së Pollogut në Kazanë e Tetovës të Perandorisë Osmane.
Ratajë
Fshati ndodhet në zonën e Pollogut të Poshtëm, 11 kilometra në verilindje të Tetovës. Në dokumentet e shkruara gjejmë se bëhet fjalë për një vendbanim të lashtë, i cili e ka origjinën në shek XIII.
Një pjesë e madhe e popullsisë vendase të fshatit Ratajë e ka prejardhjen nga fshati kufitar Gorancë, sot në Kosovë, si dhe nga fshati Duf i Gostivarit.
Kopanicë
Në dokumentet e shkruara, fshati përmendet për herë të parë si Kopanica në vitin 1470, kur Qebir Mehmed-beu la në trashëgim për djemtë e tij disa prona në Pollog. Ndër pronat e tjera, ai u la atyre një pronë në sinorin e Kopanicës në vendin Jastrebac (më herët-Jastrebaça).
Prona shtrihej ngjitur me fshatin. Ai bleu edhe prona të tjera përreth fshatit.
Përmendja e dytë e fshatit është nga viti 1795, kur Rexhep Pasha në këtë fshat i dha pesë parcela toke, pesë shtëpi dhe tre dyqane Teqesë së Tetovës.
Komuna e Jegunovcit
Adresa: Jegunovce 1215, Republika e Maqedonisë së Veriut
Orari i punës:: 08:00 – 16:00 (E Hënë – E Premte)
Telefoni: +389 (044) 397 766
E-mail 1: o-jegunovce@t.mk
E-mail 2: contact@opstinajegunovce.eu.mk