Dimitar Kostadinoski

INFORMATA E KONTAKTIT

E – kontakti: dime.kostadinoski@yahoo.com
Numri i telefonit: 071/329-457

TË DHËNA PERSONALE

I lindur më 26.04.1977 në Tetovë, Republika e Maqedonisë së Veriut.
Statusi martesor: Njeri familjar dhe prind i dy fëmijëve

ARSIMIMI
Ekonomist i diplomuar

PËRVOJA E PUNËS
/

Kryetari i komunës është organ ekzekutiv dhe përfaqësuesi i komunës.

Kompetencat kryesore të Kryetarit të Komunës janë:

  • Publikon aktet dhe vendimet e Këshillit të Komunës;
  • I propozon Këshillit të Komunës marrjen e vendimeve dhe akteve të tjera të kompetencës së tij;
  • Drejton organin administrativ;
  • Emëron dhe shkarkon drejtuesit e organeve administrative dhe drejtuese;
  • Emëron dhe shkarkon anëtarët e Bordit Arkitekturor të qytetit.

Zgjedhja e kryetarit të Komunës

Kryetari zgjidhet çdo të katërtin vit, në zgjedhje të përgjithshme, të drejtpërdrejta dhe të lira me votim të fshehtë, në përputhje me ligjin që rregullon zgjedhjet lokale. Kompetencat e kryetarit të Komunës

(1) Kryetari i komunës:

  1. Përfaqëson dhe prezanton komunën;
  2. Kontrollon ligjshmërinë e akteve të këshillit;
  3. Publikon aktet e këshillit në gazetën zyrtare të komunës;
  4. Siguron ekzekutimin e vendimeve të këshillit;
  5. Siguron kryerjen e punëve të deleguara në komunë me ligj;
  6. Inicon dhe propozon miratimin e akteve në kompetencë të këshillit;
  7. Propozon buxhetin vjetor dhe Llogarinë vjetor të komunës;
  8. Realizon buxhetin e komunës;
  9. Zgjedh drejtorët e shërbimeve publike të themeluar nga komuna, në bazë të konkursit publik;
  10. Informon rregullisht këshillin për kryerjen e kompetencave të tij në përputhje me statutin;
  11. Vendos në çështje administrative për të drejtat, detyrimet dhe interesat e personave juridikë dhe fizikë, në përputhje me ligjin;
  12. Miraton rregullore për sistemimin e vendeve të punës në administratën komunale; 13. Udhëheq administratën komunale;
  13. Vendos për punësimin, të drejtat, detyrat dhe përgjegjësitë e punëtorëve në administratën komunale, përveç nëse me ligj është përcaktuar ndryshe;
  14. Siguron përdorimin korrekt dhe të ligjshëm, mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e pronës së komunës, në përputhje me ligjin dhe statutin dhe
  15. Kryen edhe punë të tjera të përcaktuara me ligj dhe statut.

(2) Kryetari mund të autorizojë nëpunësin udhëheqës të komunës për udhëheqjen e procedurës dhe vendosjen për çështje administrative, si dhe nënshkrimin e akteve.

Kontrolli i ligjshmërisë së rregulloreve përpara publikimit të tyre

(1) Nëse kryetari i komunës konsideron se akti i këshillit nuk është në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet, është i obliguar në afat prej shtatë ditësh nga dita e dorëzimit me vendim që ta ndërpresë publikimin e tij, me të cilin do t’i sqarojë arsyet për ndalimin.

(2) Këshilli është i obliguar që në afat prej 15 ditësh nga dita e publikimit të vendimit nga paragrafi 1 i këtij neni ta shqyrtojë ankesën dhe të vendosë për të.

(3) Nëse këshilli e konfirmon aktin, kryetari i komunës është i obliguar ta publikojë atë dhe njëkohësisht të paraqesë iniciativë për ngritjen e procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së aktit kontestuese para Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë.

(4) Për iniciativën nga paragrafi (3) i këtij neni, kryetari i komunës është i obliguar që ta njoftojë ministrinë kompetente për kryerjen e punëve që kanë të bëjnë me vetëqeverisjen lokale.

Kryerja e funksionit të  kryetarit të komunës

(1) Kryetari i sapozgjedhur i komunës e merr detyrën nga kryetari i mëparshëm brenda shtatë ditëve nga dita e zgjedhjes.

(2) Kryetari e kryen funksionin e tij profesionalisht.

(3) Kryetari i komunës gjatë ushtrimit të detyrës nuk mund të kryejë punë të tjera profesionale.

(4) Kryetari i komunës nuk mund të thirret në përgjegjësi penale ose të paraburgoset për shprehjen e mendimit në këshill.

(5) Kryetari i komunës cakton se cili nga anëtarët e këshillit do ta zëvendësojë në rast të paaftësisë ose mungesës, sipas procedurës së përcaktuar me statut.

(6) Pozita e anëtarit të këshillit pezullohet për kohën kur e zëvendëson kryetarin e komunës.

(7) Paga dhe kompensimet e kryetarit të komunës, si dhe kompensimet e anëtarit të këshillit që e zëvendëson kryetarin e komunës, rregullohen me ligj.

Konflikti i interesave të kryetarit

(1) Kryetari i komunës nuk mund të emërohet anëtar i organeve mbikëqyrëse, drejtuese dhe kontrolluese të shoqërive tregtare dhe shërbimeve publike.

(2) Kryetari i komunës nuk mund të marrë pjesë në vendimmarrje për çështje në të cilat ai ose bashkëshorti, fëmijët ose i afërmi i tij deri në shkallën e dytë ka interes financiar ose tjetër personal.

(3) Kryetari i komunës është i obliguar që për interesin nga paragrafi (2) të këtij neni ta njoftojë këshillin.

(4) Në rastet nga paragrafi (2) i këtij neni, vendos njëri nga anëtarët e këshillit i zgjedhur në mënyrën në të cilën është zgjedhur kryetari i këshillit.

Ndërprerja e mandatit të kryetarit të Komunës

(1) Mandati i kryetarit përfundon me ligj:

– nëse jep dorëheqjen;

– në rast vdekjeje;

– nëse me aktgjykim të formës së prerë për vepër penale është dënuar me burg më shumë se gjashtë muaj;

– nëse me vendim të formës së prerë i hiqet aftësia për të vepruar;

– nëse ekziston rasti i papajtueshmërisë për kryerjen e funksionit në pajtim me Ligjin për zgjedhjet lokale;

– në mungesë të pajustifikuar për më shumë se gjashtë muaj dhe nëse pushon së qeni banor i komunës.

(2) Këshilli me shumicë prej dy të tretave të numrit të përgjithshëm të anëtarëve të këshillit vendos për arsyetimin e mungesës nga paragrafi (1) alineja (6) i këtij neni.

(3) Anëtari i këshillit i cili e zëvendëson kryetarin e komunës në afat prej 15 ditësh nga dita e paraqitjes së një prej rasteve nga paragrafi (1) i këtij neni, është i obliguar ta njoftojë ministrinë përgjegjëse për çështjet që janë në kompetencë të vetëqeverisjes lokale.

(4) Ministria kompetente për kryerjen e punëve nga vetëqeverisja lokale, në afat prej 15 ditësh nga dita e pranimit të njoftimit nga paragrafi (3) i këtij neni, e njofton Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, e cila në afat prej një muaji nga dita e marrjes së njoftimit, konstaton se ka ndodhur një nga rastet nga paragrafi (1) i këtij neni dhe njëkohësisht fillon procedurën për shpalljen e zgjedhjeve të reja për kryetar komune, në pajtim me ligjin.

(5) Këshilli në afat prej 30 ditësh nga dita e shpalljes së vendimit të Qeverisë nga paragrafi (4) i këtij neni, detyrën e kryetarit të komunës do ta kryejë për periudhën nga zgjedhja e kryetarit të ri, në mënyrën në të cilin zgjidhet kryetari i këshillit .

(6) Pozita e anëtarit të këshillit pezullohet për kohëzgjatjen e detyrës së kryetarit të komunës në pajtim me paragrafin 6 të këtij neni.

(7) Zgjedhjet nga paragrafi 4 i këtij neni nuk do të mbahen nëse deri në periudhën e tyre zgjedhore kanë mbetur më pak se gjashtë muaj.

Aktet e Kryetarit të komunës

Për zgjidhjen e të drejtave të caktuara, detyrimeve dhe interesave individuale të personave fizikë dhe juridikë, kryetari i komunës merr vendime.

Pyete kryetarin e komunës

This field is for validation purposes and should be left unchanged.
Close Search Window