
Stema dhe flamuri
Komuna ka stemën e vet e cila e paraqet Komunën e Jegunovcit me shenjat e veta themelore dhe karakteristikat. Stema është e përbërë prej mburoje e cila ka disa elemente.
Elementi qendror është shkronja “J”, e cila simbolizon emrin e komunës. Në sfond ka pamje nga malet në komunën e Jegunovcit, një fabrikë që simbolizon industrinë dhe yjet që simbolizojnë vendbanimet në komunë. Në pjesën e poshtme është viti i themelimit të komunës.
Stema u miratua në vitin 1996.
Komuna ka flamurin e vet i cili në bazë është i kuq, kurse në këndin e majtë lartë është aplikuar stema e komunës. Njëmbëdhjetë yje të ngjyrosur me ngjyrë të verdhë paraqesin njëmbëdhjetë vendbanimet, shpërndarja e yjeve është adekuate me shpërndarjen e vendbanimeve në hartën e Komunës së Jegunovcit (në pajtim me Vendimin për përcaktimin e flamurit të Komunës së Jegunovcit).
Flamuri u miratua në vitin 1996.
Komuna e Jegunovcit
Adresa: Jegunovce 1215, Republika e Maqedonisë së Veriut
Orari i punës:: 08:00 – 16:00 (E Hënë – E Premte)
Telefoni: +389 (044) 397 766
E-mail 1: o-jegunovce@t.mk
E-mail 2: contact@opstinajegunovce.eu.mk