Qytetarët e komunës kanë të drejtë t’i propozojnë Këshillit miratimin e një akti të caktuar ose zgjidhjen e një çështjeje të caktuar në kompetencën e tij.

 

Një nismë nga paragrafi i mëparshëm nuk mund t’i referohet çështjeve të kadrovike ose financiare.

 

Për propozimin nga paragrafi 1 i këtij neni, Këshilli është i obliguar ta diskutojë nëse e përkrahin së paku 10% e votuesve në komunë, përkatësisht vetëqeverisja vendore të cilës i referohet pyetja konkrete.

Këshilli është i obliguar që diskutimin nga paragrafi 1 ta mbajë jo më vonë se 90 ditë pas dorëzimit të iniciativës dhe për vendimin e tij t’i njoftojë qytetarët.

Close Search Window