Më 16.12.2024, Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, së bashku me kryetarin e Komunës së Jegunovcit, Dimitar Kostadinoski, hapën “Qendrën për shërbime” në Komunën e Jegunovcit.
Rreth 10,000 banorë tani do të mund të kryejnë të gjitha nevojat e tyre administrative në një vend – shpejt, lehtë dhe pa humbje të panevojshme të kohës duke udhëtuar në Shkup ose Tetovë.
Përmes digjitalizimit dhe organizimit të përmirësuar, kjo qendër është pjesë e vizionit tonë për administrim efikas dhe më të qasshëm. Qytetarët do të marrin gjithashtu mbështetje për përdorimin e shërbimeve elektronike, gjë që thjeshton më tej barrierat burokratike.


