Komunikata|

Kemi kënaqësinë të shpallim mbështetjen tonë për fushatën “Komuna në pëllëmbë të dorës”, një iniciativë e cila synon të rrisë transparencën dhe llogaridhënien në qeverisjen vendore përmes përdorimit të përmirësuar të faqeve të internetit të komunave.

Fushata është përgatitur nga Projekti i USAID-it për fuqizimin e kapaciteteve për shfrytëzimin e resurseve në bashkëpunim me Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale. Komuna jonë bashkëpunon në mënyrë aktive me këtë projekt me qëllim të:

– Përmirësimi i menaxhimit të financave publike komunale;

– Planifikimi dhe realizimi më efikas i buxhetit;

– Rritja e transparencës dhe llogaridhënies fiskale;

– Promovimi i mbledhjes së të hyrave nga burimet vetanake;

– Qasje më të madhe në burimet e jashtme të financimit;

– Krijimi i kushteve për përfshirjen e sektorit privat.

Qëllimi i fushatës “Komuna në pëllëmbë të dorës” është informimi i qytetarëve dhe bizneseve për të drejtat dhe detyrimet e tyre, si dhe për t’u siguruar atyre qasje më të lehtë në shërbimet komunale.

Në kuadër të fushatës, ne do të përditësojmë rregullisht kanalet tona të komunikimit me informacione të reja nën juridiksionin e komunës, të cilat do t’i inkurajojnë qytetarët të marrin pjesë në proceset vendimmarrëse dhe të informohen aktivisht për funksionimin e komunës.

Ftojmë të gjithë qytetarët dhe palët e interesuara që t’i bashkohen kësaj nisme dhe të mbështesin fushatën, e cila do të rrisë transparencën dhe llogaridhënien në vetëqeverisjen lokale.

Vizitoni faqen e komunës, kërkoni dhe merrni informacionin e nevojshëm.

Përfshihuni në krijimin e një komune transparente.