Lajme|

Më 24.09.2025 e mërkurë në ora 10:00 u mbajt mbledhja e fundit e Këshillit të Komunës së Jegunovcit.

Në rend dite ishin pikat:

– Miratimi i Procesverbaleve të mbledhjes së gjashtëdhjetë të Këshillit të Komunës së Jegunovcit

– Plani operativ për mirëmbajtje dimërore të rrjetit të udhëve lokale dhe rrugëve nëpër vendbanimet e Komunës së Jegunovcit për vitin 2025/2026.

Pas shqyrtimit , Këshilli miratoi vendime dhe konkluzione për pikat e rendit të ditës.

Mbledhja u mbajt në sallën e Këshillit të komunës, në prani të të gjithë anëtarëve të këshillit , kryetarit të komunës dhe administratës komunale.