Komunikata|

Më 12.11.2025 (e mërkurë), në sallën e Komunës së Jegunovcit, u mbajt Debat Publik në të cilin u prezantua Propozim-Raporti i Vlerësimit Strategjik Mjedisor për Komunën e Jegunovcit. Prezantimi u përqendrua në raportet dhe rekomandimet më të rëndësishme, pjesëmarrësit patën mundësinë të bënin pyetje, të jepnin komentet dhe sugjerimet e tyre për përmirësimin e mëtejshëm të strategjisë së mbrojtjes së mjedisit. Mirënjohje për të gjithë pjesëmarrësit që u bashkuan dhe mbështetën debatin. Sugjerimet nga qytetarët janë gjithmonë të mirëseardhura dhe me rëndësi të madhe për komunën tonë. Së bashku, le të kontribuojmë për një mjedis më të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm.