Lajme, Ngjarjet|

Të nderuar banorë të Komunës së Jegunovcit,

Kemi kënaqësinë t’ju informojmë se më 08.05.2026 (e premte), Komuna e Jegunovcit në bashkëpunim me MAN AND MOUNTAIN organizon aktivitete ekologjike për të katërtin vit nën moton “GENERALKA WEEKEND”, i cili është aksioni më i madh kombëtar ekologjik për pastrimin e mbeturinave në sipërfaqe publike dhe mbështetet nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe shumë partnerë të tjerë nga sektori shtetëror dhe privat. Aktiviteti është i natyrës edukative dhe sociale, që synon rritjen e ndërgjegjësimit mjedisor tek të rinjtë dhe komuniteti lokal.

Nxënës nga klasat VI dhe IX, stafi mësimdhënës nga institucionet arsimore, NPK-Jegunovcë, Ekopark NB-Kopanicë, Administrata Komunale dhe të gjithë qytetarët vullnetarë do të marrin pjesë në aktivitet. Pjesëmarrësit do të lëvizin në disa grupe të shpërndara në të gjithë territorin e Komunës së Jegunovcit.

Me respekt,
KOMUNA E JEGUNOVCIT
Kryetari
Dimitar Kostadinovski