Më datë 09.05.2025 prej orës 10 deri ora 12 janë planifikuar aktivitete ekologjike në disa lokacione në Komunën e Jegunovcit, të cilat organizohen në bashkëpunim me MAN AND MOUNTAIN me moton ,,GENERALKA WEEKEND” dhe paraqet aksionin më të madh ekologjik për pastrimin e mbeturinave të selektuara cila është e mbështetur nga Ministria e bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave dhe Ministrisë së ambientit jetësor dhe planifikimit hapësinor.
Do të ishte nder dhe kënaqësi të merni pjesë dhe të jepni kontributin tuaj për një ambient më të pastër dhe për Komunën e Jegunovcit më të pastër.
