Lajme, Njoftimet|

Komuna e Jegunovcit vazhdon të realizojë investime në infrastrukturën arsimore me qëllim krijimin e kushteve më të mira dhe më të sigurta për nxënësit dhe punonjësit. Sot, u krye një inspektim i aktiviteteve ndërtimore që janë duke u zhvilluar për ndërtimin e një muri të ri mbrojtës në pjesën e prapme të oborrit të Shkollës Fillore “Shemsheva”, në prani të drejtorit të shkollës.

Projekti përfshin ndërtimin e një muri mbrojtës me gjatësi 100 metra, i cili do ta rrethojë dhe sigurojë plotësisht hapësirën shkollore. Punimet ndërtimore po zhvillohen sipas dinamikës së planifikuar dhe me një ritëm të kënaqshëm.

Me realizimin e këtij investimi, siguria, rregulli dhe funksionaliteti i oborrit të shkollës do të përmirësohen ndjeshëm, duke siguruar një mjedis më cilësor dhe më të sigurt për nxënësit, stafin mësimdhënës dhe punonjësit e tjerë.

Komuna e Jegunovcit mbetet e përkushtuar për investime të vazhdueshme në institucionet arsimore dhe zbatimin e projekteve kapitale që kontribuojnë në përmirësimin e kushteve për arsim dhe krijimin e kushteve më cilësore për të gjithë qytetarët.