Lajme|

Me rastin e 18 dhjetorit, Ditës së Komunës së Jegunovcit, festojmë 29 vjet nga konstituimi i Këshillit të parë të Komunës së Jegunovcit dhe themelimi i komunës së Jegunovcit si njësi e vetëqeverisjes lokale. Në shenjë mirënjohjeje, Kryetari i Komunës së Jegunovcit, z. Dimitar Kostadinoski, ndau mirënjohje dhe vauçerë për kontribut të veçantë dhe promovim të Komunës së Jegunovcit nxënësve të shkollave fillore të Komunës së Jegunovcit, si dhe drejtorëve të shkollave, kopshteve dhe bibliotekës, trajnerëve të klubeve sportive të cilët u shpërblyen simbolikisht financiarisht për rezultatet e arritura dhe promovimin e Komunës së Jegunovcit. Në këtë ngjarje, u nderuam me praninë e deputetes sonë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, znj. Valentina Marçevska, e cila, me përkushtimin dhe punën e saj, përfaqëson interesat e të gjithë qytetarëve të komunës sonë. Mirënjohje iu dhanë edhe NPK Jegunovci, ECO Parkut dhe departamenteve të policisë në Jegunovc dhe Tearcë.

Me kënaqësinë tonë të madhe, të pranishëm ishin edhe organizatorët e Shoqatës ,,Man and Mountain,,, të cilët së bashku me Komunën e Jegunovcit organizuan aksionin më të madh ekologjik kombëtar, i cili po zhvillohet nën moton ,,Generalka Weekend”. Ata personalisht ua dorëzuan mirënjohje të gjithë pjesëmarrësve vendas në aksion.

Gëzuar 18 Dhjetorin, Ditën e Formimit të Komunës së Jegunovcit. Urojmë zhvillim dhe mirëqenie të vazhdueshme të gjithë qytetarëve