Lajme|

Informohen qytetarët e Komunës së Jegunovcit  se kjo është thirrja e fundit për të shlyer borxhet lidhur me Tatimin në Pronë dhe Taksën Komunal para se të bëhet arkëtim i detyrueshëm. Me qëllim që të mos krijohen shpenzime shtesë për obliguesit që nuk i kanë shlyer detyrimet e tyre, me procedurë të arkëtimit të detyruar, si dhe për të shmangur shpenzimet e panevojshme që do të lindin nga bllokimet në banka, THIRREN të gjithë qytetarët që sa më shpejt të shlyejnë borxhin që kanë në bazë të tatimit në pronë dhe taksës komunale.