Komuna e Jegunovcit nga sot i bashkohet edhe zyrtarisht rrjetit kombëtar “Banka e Ushqimit – Maqedoni”. Së bashku me Dushko Hristov – kryetar i “Bankës së Ushqimit – Maqedoni” dhe organizatës partnere lokale “Aleanca e të rinjve” realizuam aksionin e parë për mbështetjen e kategorive të rrezikuara sociale të qytetarëve në Komunën e Jegunovcit. Shpërndamë pako ushqimore për familjet nga Jegunovca që janë në rrezik social. Ndihma që kemi shpërndarë sot është para së gjithash simbolike dhe është një nxitje për bizneset në Komunën e Jegunovcit që t’i bashkohet aksionit që do të realizohet në vazhdimësi. Nëpërmjet veprimeve të tilla humane dhe shoqërore të përgjegjshme së bashku me “Ushqim për të gjithë – Banka e Ushqimit Maqedoni” në vazhdimësi do t’i ndihmojmë bashkëqytetarët tanë që kanë nevojë për ndihmë. Në këto kohë të vështira, qëllimi ynë si pushtet lokal është që të ndihmojmë një numër më të madh të qytetarëve nga Komuna e Jegunovcit dhe të kontribuojmë në uljen e varfërisë, si dhe t’u dërgojmë mesazh kompanive përgjegjëse shoqërore në Komunën e Jegunovcit që të dhurojnë ushqim dhe të bashkohen në aksionin global të “Bankës Ushqimore”.

Accessibility