Në kuadër të aktiviteteve të rregullta në terren, sot po i vizitoj shkollën fillore qendrore “Aleksandar Zdravkovski” nga Jegunovca dhe disa nga shkollat rajonale nëpër vendbanime, për t’u njoftuar drejtpërdrejt me gjendjen në shkolla. Me drejtoreshën dhe punëtorët arsimorë biseduam për problemet dhe nevojat aktuale me të cilat ballafaqohen dhe si të gjendet një zgjidhje për përmirësimin e kushteve për arsim. Pata rastin të bisedoj me disa nga nxënësit dhe dëgjova mendimet e tyre, si dhe si kryetar i komunës i njoftova me funksionimin e Komunës së Jegunovcit dhe kompetencat që ka në fushën e arsimit, si dhe ua dorëzova stemën dhe flamurin e Komunës së Jegunovcit si veçori themelore të komunës. Në të ardhmen e afërt nxënësit do të jenë mysafirë në hapësirat e Komunës së Jegunovcit dhe do të njihen në detaje me punën e vetëqeverisjes lokale. Vizitat në terren në shkolla do të jenë pjesë e rregullt e agjendës sime të punës. Si kryetar i Komunës së Jegunovcit do të angazhohem për bashkëpunim më të madh, si dhe për realizimin e projekteve në fushën e arsimit, në mënyrë që banorëve më të rinj të Komunës së Jegunovcit t’u ofrohen kushte më të mira për arsim. Mësimi në shkollat e Komunës së Jegunovcit realizohet me prezencë fizike, duke respektuar masat për mbrojtje nga KOVID 19.

Accessibility