Komuna e Jegunovcit 10.06.2019- Vazhdojnë aktivitetet ndërtimore për ndërrimin e tubacionit të vjetërsuar të rrjetit të ujësjellësit në vendbanimin Kopanicë, punohet për ndërrimin e tubacionit të vjetërsuar të rrjetit të ujësjellësit i cili furnizon me uji të pijshëm banorët e këtij vendbanimi

Punohet për linjën në gjatësi prej 800 metër ku bëhet zëvendësimi i gypave të vjetërsuar me gypa të rinj 16 bar F-100 dhe f-160.

Kryetari i Komunës Darko Blazheski premtoi se do të behet servisimi i rregullt i rrjeteve të ujësjellësve nëpër vendbanimet e Komunës së Jegunovcit sepse banoret duhet të kenë ujë kualitativ për pije.

Mjetet për këtë realizim sigurohen nga Buxheti i Komunës së Jegunovcit.

Accessibility