Pas takimit të realizuar në mes të kryetarit të komunës Darko Bllazheski , pronarit të firmës për ndarjen e rërës dhe personit privat me bashkëpunim të ndërsjellë dhe dëshirë që banorët sa më shpejt të kenë ujë për pije pozitivisht u zgjodh problemi pas kontestit disaditor dhe me sukses u mënjanua defekti i rrjetit të tensionit të lartë të largpërçuesit i cili e furnizon me rrymë sistemin rajonal të ujësjellësit në f. Jegunovc.

Kryetari i komunës Bllazheski i shoqëruar nga ekipi kujdestar i EVN Maqedoni dolën në teren gjatë ditës së sotme ku EVN Maqedoni mori masa për sanimin e defektit.

Njoftohen banorët e vendbanimeve që furnizohen me ujë për pije nga sistemi rajonal i ujësjellësit se stacioni i pompave është kyçur dhe gjatë ditës ujë do të ketë çdo amvisëri.