Sot, më datë 29.11.2019 në ora 10.00 u mbajt mbledhja e njëzetetetë e Këshillit të Komunës së Jegunovcit në sallën për mbledhje në ndërtesën komunale.

Me mbledhjen udhëhoqi Kryetari i Këshillit të Komunës së Jegunovcit Orhan Sabrii, rendi i ditës përmbante 17 pika kurse i plotësuar edhe me plus 3, të pranishëm ishin të gjithë 15 këshilltarët .

Rend dite

– Miratimi i Procesverbalit nga mbledhja e njëzetenëntë e Këshillit të Komunës së Jegunovcit;

1. Propozim-Vendim për përcaktimin e orarit të punës të IPKF,,MOLLEZAT’’

në f. Jegunovc;

2. Propozim-Vendim për numër më të madh gjegjësisht më të vogël të fëmijëve në grupe edukative në IPFKF ,, MOLLËZAT’’ Komuna e Jegunovcit, Jegunovc;

3. Propozim-Vendim për dhënie pëlqim Vendimit për miratimin e Raportit Vjetor për punë për vitin shkollor 2018/2019 të Institucionit publik komunal për fëmijë-Kopshti i fëmijëve MOLLËZAT f. Jegunovc Komuna e Jegunovcit;

4. Propozim-Vendim për dhënie pëlqim Vendimit për miratimin e Programit Vjetor për punë për vitin shkollor 2018/2019 të Institucionit publik komunal për fëmijë-Kopshti i fëmijëve MOLLËZAT f. Jegunovc Komuna e Jegunovcit;

5. Propozim-Vendim për dhënie mendim pozitiv Statutit të SHFK ,,Shemshova’’ f. Shemshovë;

6. Rregullore për pagat e të punësuarve në Komunën e Jegunovcit;

7. Propozim-Vendim për furnizimin e materialit reklamues;

8. Konkluzion për miratimin e Raportit të analizës paraprake të elementeve themelore të projektit për vendosjen e PPP për rindërtimin, mirëmbajtjen, menaxhimin dhe zhvillimin e ndriçimit publik në Komunën e Jegunovcit;

9. Propozim-Vendim për përcaktimin e propozimit për vendosjen e bashkëpunimit ndër-komunal për formimin e një ndërmarrje publike të përbashkët ndër-komunale për menaxhim me mbeturina;

10. Aktvendim për nominimin e anëtarit në Komisionit për formimin e ndërmarrjes publike rajonale të përbashkët për menaxhim me mbeturina në Rajonin Planor të Pollogut;

11. Propozim-Vendim për lejimin e Programit të aktiviteteve në territorin e Komunës së Jegunovcit nga lëmi i kulturës për vitin 2020;

12. Propozim-Vendim për lejimin e Programit të aktiviteteve në territorin e

Komunës së Jegunovcit nga lëmi i mbrojtjes sociale për vitin 2020;

13. Propozim-Vendim për lejimin e Programit të aktiviteteve të Komunës së Jegunovcit për përkrahje sektorit të OJQ-ve për vitin 2020;

14. Propozim-Vendim për lejimin e Programit për aktivitete sportive në territorin e Komunës së Jegunovcit për vitin 2020;

15. Propozim-Vendim për përcaktimin e kushtet për mënyrën e ndërtimit në fshatin Jazhincë, Komuna e Jegunovcit për të cilën nuk ka plan urbanistik;

16. Propozim-Vendim për përcaktimin e kushtet për mënyrën e ndërtimit në fshatin Shemshovë, Komuna e Jegunovcit për të cilën nuk ka plan urbanistik;

17. Propozim-Vendim për përcaktimin e kushtet për mënyrën e ndërtimit në fshatin Zhillçë, Komuna e Jegunovcit për të cilën nuk ka plan urbanistik;