Sot, më datë 28.06.2019 në ora 10:00 u mbajt mbledhja e njëzetetretë e Këshillit të Komunës së Jegunovcit në sallën për mbledhje në ndërtesën komunale.
Me mbledhjen udhëhoqi Kryetari i Këshillit të Komunës së Jegunovcit Orhan Sabrii, rendi i ditës përmbante 7 pika, të pranishëm ishin të gjithë 15 këshilltarët dhe Kryetari i komunës Darko Bllazheski.
R e n d d i t e
– Miratimi i Procesverbalit të mbledhjes së njëzetedy të Këshillit të Komunës së Jegunovcit
1. Propozim-Vendim për dhënie pëlqim Rregullores për organizimin e brendshëm të vendeve të punës të IPKKF MOLLËZAT f. Jegunovc;
2. Propozim-Vendim për dhënie pëlqim Rregullores për sistematizimin e vendeve të punës të IPKKF MOLLËZAT f. Jegunovc;
3. Propozim-Vendim për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për emërimin e anëtarëve të Këshillit drejtues të Institucionit publik komunal për fëmijë – Kopshti i fëmijëve MOLLËZAT f. Jegunovc Komuna e Jegunovcit;
4. Propozim-Vendim për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për shpërndarjen e mjeteve nga Programi për ndërtim, rikonstruim dhe mirëmbajtje të rrjetit të rrugëve dhe udhëve komunale në vitin 2019 nëpër vendbanimet e Komunës së Jegunovcit;
5. Propozim-Vendim për zgjedhjen e problemit me kafshët e pastrehë në territorin e Komunës së Jegunovcit;
6. Shqyrtimi i kërkesave;
7. Pyetje të këshilltarëve.