Sot, më datë 09.10.2019 në ora 10.00 u mbajt mbledhja e njëzetetetë e Këshillit të Komunës së Jegunovcit në sallën për mbledhje në ndërtesën komunale.

Me mbledhjen udhëhoqi Kryetari i Këshillit të Komunës së Jegunovcit Orhan Sabrii, rendi i ditës përmbante 2 pika, të pranishëm ishin të gjithë 15 këshilltarët .

Rend dite

– Miratimi i Procesverbalit të mbledhjes së njëzeteshtatë të Këshillit të Komunës së Jegunovcit

1. Propozim-Vendim për dhënie pëlqim për Rregulloren për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për organizimin e brendshëm të vendeve të punës të IPKKF MOLLËZAT Komuna e Jegunovcit , Jegunovc;

2. Propozim-Vendim për dhënie pëlqim për Rregulloren për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për sistematizimin e vendeve të punës të IPKKF MOLLËZAT f.Jegunovc