Sot, më datë 30.09.2019 në ora 10.00 u mbajt mbledhja e njëzeteshtatë e Këshillit të Komunës së Jegunovcit në sallën për mbledhje në ndërtesën komunale.

Me mbledhjen udhëhoqi Kryetari i Këshillit të Komunës së Jegunovcit Orhan Sabrii, rendi i ditës përmbante 7 pika, të pranishëm ishin të gjithë 15 këshilltarët .

R e n d d i t e

– Miratimi i Procesverbalit të mbledhjes së njëzetegjashtë të Këshillit të Komunës së Jegunovcit

1. Propozim-Vendim statutar për ndryshimin dhe plotësimin e Statutit të Komunës së Jegunovcit;

2. Plani operativ për mirëmbajtje dimërore të rrjetit të udhëve lokale dhe rrugëve nëpër vendbanimet e Komunës së Jegunovcit për vitin 2019/2020;

3. Kalendari buxhetor për miratimin e Buxhetit të Komunës së Jegunovcit për vitin 2019;

4. Propozim-Vendim për pagesën e ndihmës financiare për kompensimin e harxhimeve për rrugë për vitin shkollor 2019/2020 për nxënës me nevoja të veçanta arsimore;

5. Propozim-Vendim për dhënie pëlqim Planit vjetor për punësim për vitin 2020 të SHFK Aleksandar Zdravkovski f. Jegunovc;

6. Propozim-Vendim për dhënie pëlqim Planit vjetor për punësim për vitin 2020 të SHFK Shemshova f. Shemshovë;

7. Propozim-Vendim për dhënie pëlqim Planit vjetor për punësim për vitin 2020 të SHFK Simçe Nastovski f. Vratnicë;