Sot, më datë 15.05.2019 në ora 10:00 u mbajt mbledhja e njëzetenjë e Këshillit të Komunës së Jegunovcit në sallën për mbledhje në ndërtesën komunale.
Me mbledhjen udhëhoqi Kryetari i Këshillit të Komunës së Jegunovcit Orhan Sabrii, rendi i ditës përmbante 5 pika, të pranishëm ishin të gjithë 15 këshilltarët.
R e n d d i t e
-Miratimi i Procesverbalit të mbledhjes së njëzet të Këshillit të Komunës së Jegunovcit
1. Propozim-Vendim për bashkëfinancim të projektit ,, Development of Tourism products thru Utilization of Resources-DETOUR’’;
2. Propozim-Vendim për miratimin e Programit për vendosjen e objekteve të përkohshme në territorin e Komunës së Jegunovcit;
3. Propozim-Program vendosjen e pajisjes urbane në territorin e komunës së Jegunovcit për vitin 2019;
4. Propozim-Vendim për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për përcaktimin e kompensimit gjatë ndërtimit të objekteve familjare dhe ndërtesave afariste, objekteve në linjë dhe të infrastrukturës si edhe të objekteve të tjera;
5. Propozim-Vendim për përcaktimin e rajonit të shkollave fillore në të cilat regjistrohen nxënësit në klasë të parë në territorin e Komunës së Jegunovcit.
Përgatiti: Stojançe Antovski
Komuna e Jegunovcit