Sot, më datë 27.05.2019 në ora 10:00 u mbajt mbledhja e njëzetedytë e Këshillit të Komunës së Jegunovcit në sallën për mbledhje në ndërtesën komunale.

Me mbledhjen udhëhoqi Kryetari i Këshillit të Komunës së Jegunovcit Orhan Sabrii, rendi i ditës përmbante 4 pika, të pranishëm ishin të gjithë 15 këshilltarët.

R e n d d i t e

– Miratimi i Procesverbalit të mbledhjes së njëzetenjë të Këshillit të Komunës së Jegunovcit

1. Ndryshimet dhe plotësimet e Buxhetit të Komunës së Jegunovcit për vitin 2019;

2. Propozim-Vendim për miratimin e Ndryshimeve dhe plotësimeve të Buxhetit të Komunës së Jegunovcit për vitin 2019;

3. Propozim-Vendim për shpërndarjen e mjeteve nga Programi për ndërtimin, rindërtimin dhe mirëmbajtjen e rrjetit të udhëve komunale dhe rrugëve për vitin 2019 nëpër vendbanimet e Komunës së Jegunovcit;

4. Shqyrtimi i kërkesave.