Sot, më 10.11.2021 – Këshilli i Komunës së Jegunovcit e mbajti mbledhjen e parë konstituive. Në të njëjtën u bë edhe verifikimi i mandateve të pesëmbëdhjetë këshilltarëve të rinj të komunës.

Kryetar i Këshillit të Komunës së Jegunovcit u zgjodh Valentina Marçevska nga radhët e VMRO- DPMNE-së. Duke u falënderuar për zgjedhjen e sajë, ajo theksoi se pret bashkëpunim të suksesshëm me të gjithë anëtarët e këshillit nga të gjithë partitë politike, në interes të të gjithë qytetarëve të kësaj komune.

Në katër vitet e radhës në interesin e banorëve të Komunës së Jegunovcit në bashkëpunim me Kryetrarin e komunës Dimitar Kostadinoski, vendimet do ti miratojnë gjithsej 15 këshilltarë, nga të cilët gjashtë nga koalicioni i udhëhequr nga VMRO- DPMNE katër nga koalicioni i udhëhequr nga LSDM, tre janë nga BDI, një nga koalicioni Aleanca për shqiptarët dhe Alternativa dhe një nga E Majta .

Në mbledhjen konstituive fjalën e mori Kryetari i Komunës Kostadinoski, i cili iu dëshirojë punë të suksesshme dhe shpreson për bashkëpunim të mirë me anëtarët e këshillit, ku së bashku do të punojnë në interes të të gjithë banorëve të Komunës së Jegunovcit.

Accessibility