Në fazë përfundimtare janë aktivitetet rreth largimit të objektit të rrënuar i cili gjendet në oborrin e shkollës fillore territoriale në vendbanimin Jançishtë.

Ky objekt në periudhën e kaluar paraqite rrezik dhe fotografi të keqe si për nxënësit ashtu edhe për banorët tjerë nga vendbanimi Jançishtë u largua me sukses nga oborri i shkollës.

Me kërkesë të bashkësisë lokale të vendbanimit Jançishtë dhe bashkëpunim të ndërsjellë me kryetarin e komunës Bllazheski, Komuna e Jegunovcit me angazhimin e makinerisë në terren me sukses u ballafaqua me këtë problem.

Mjetet e siguruara: nga Buxheti i Komunës së Jegunovcit.