Sot, më 15.01.2020 në prani të kryetarit të komunës Darko Bllazheski, zëvendës ministrit për punë dhe politikë sociale Sanella Shkriel dhe drejtorit të Qendrës për punë sociale në Tetovë Darko Obadiq në vendbanimin e Jegunovcit zyrtarisht u bë lëshimi në përdorim i zyrës së re, të Njësisë territoriale të Qendrës për punë sociale Tetovë.

Përfitimet nga hapja e kësaj zyre në Jegunovc janë të një rëndësie të madhe për banorët që jetojnë në territorin e Komunës ë Jegunovcit, sepse shërbimet që do të mund të marin në këtë zyrë janë për të gjitha shërbimet dhe të drejtat nga lëmi i mbrojtjes sociale.

Ministria për punë dhe politikë sociale ndërmori masa konkrete që të mundësojë qasje më të mëdha të punëve sociale dhe mbrojtjes sociale deri te të gjithë qytetarët, veçanërisht deri te ata që jetojnë në zonat rurale dhe në vendbanimet që janë jashtë selisë së Qendrës për punë sociale.

Kryetari i komunës Darko Bllazheski në deklaratën e dhënë e përshëndeti këtë aktivitet, potencoj se me hapjen e kësaj zyre banorët e Komunës së Jegunovcit do të mundin pa pengesa ti realizojnë të gjitha të drejtat dhe shërbimet nga lëmi i mbrojtjes sociale , më lehtë dhe më të kapshme si tani.