Komuna e Jegunovcit dërgon thirrje të hapur deri te fermerët (të regjistruar dhe të paregjistruar) nga Komuna e Jegunovcit që të marrin pjesë në Takimin informativ me fermerët në hapësirat e Komunës së Jegunovcit më 21 janar 2022 (e premte) duke filluar nga ora 10:00.

Në takim fermerët do të kenë mundësi të njihen me masat për ndihmë dhe mbështetjen e bujqësisë, mbështetjen teknike të fermerëve në subvencionimin dhe konsolidimin e ekonomive bujqësore. Sesionin informativ do ta udhëheq drejtoresha ekzekutive e “Koalicionit Rural” – Liljana Jonoski.

Takimi do të organizohet sipas protokolleve ekzistuese për mbrojtjen nga Covid 19.

Accessibility