Organizata joqeveritare Milenium, me të parë nevojën për përkujdesje të pleqve që po vjen si pasojë e emigrimit masiv të të rinjëve nga Maqedonia e Veriut, e sidomos nga hapsira e Pollogut, analizoi gjendjen në teren, hartoi plan konkret veprimi dhe përpiloi dhe fitoi projektin ” Shërbime sociale – Përkujdesje për personat e moshuar në ambiente shtëpiake” e  financuar nga Banka Botërore, mbështetet nga Ministria për Punë dhe Politikë Sociale dhe realizohet nga OJQ Milenium,  në partneritet me komunën e Zhelinës, Tearcës dhe Jegunovcës.

Në kuadër të këtij projekti planifikohet të trajnohen dhe të punësohen 30 persona, gjithashtu shërbime do të përfitojnë gjithsej 90 familje, nga 30 në çdo komunë.

Për përkujdesjen e familjeve do të angazhohen kandidat të interesuar të cilët duhet të kenë të kryer së paku shkollën e mesme, dhe të njëjtët do të trajnohen nga “Shkolla Neting” e cila është akredituar nga Qendra për Arsimin e të Rriturve për programin “Përkujdesje për personat e moshuar”.

Pas përfundimit të trajnimit, kandidatët që me sukses do të kalojnë testimin do të ҫertifikohen dhe të njejtit do të punësohen nga OJQ “Milenium”.

Accessibility