Në bashkëpunim me rrjetin nacional “Koalicioni Rural” javën e kaluar realizuam takimin e parë të planifikuar të rregullt me fermerë nga Komuna e Jegunovcit. Diskutuam për problemet me të cilat ballafaqohen fermerët, sfidat dhe vizionin për bujqësinë në Komunën e Jegunovcit. Në pjesën e dytë të takimit, Drejtoresha Ekzekutive e “Koalicionit Rural” – Liljana Jonoski i informoi fermerët për masat aktive për mbështetjen e bujqësisë nga Agjencia për mbështetje financiare, Ministria e Bujqësisë, fondet e BE-së (subvencione, grante të pakthyeshme për fermerët, fermerët e rinj, fermere femra, zhvillim rural). Komuna e Jegunovcit së bashku me “Koalicionin Rural” do të kenë obligim që rregullisht të informojnë fermerët për masat dhe thirrjet aktive që janë në interes të zhvillimit të bujqësisë dhe përmes takimeve të vazhdueshme me fermerët do të lobojnë dhe inicojnë mbështetje më të madhe për zhvillimin e bujqësisë dhe zhvillimit rural. . Në periudhën e ardhshme do të realizojmë projekte për afirmimin e bujqësisë si dhe organizimin, konsolidimin e fermerëve dhe plasman të sigurt të produkteve bujqësore. Pavarësisht kushteve të vështira për ekzistencën e fermerëve, mundi i çdo fermeri do të duhet të vlerësohet më shumë dhe unë si kryetar komune do të bëj çmos për të ndihmuar çdo fermer brenda mundësive të mia.

Accessibility