Me kërkesë të kryetarit të komunës z. Darko Bllazheski me 05.08.2019 u mbajt takim pune në kuadër të projektit për Përmirësimin e rezistencës nga përmbytjet nga organizata e UNDP-së dhe dy ekspertëve zviceran. Në takim u diskutua për tema të ndryshme dhe për gjëra konkrete, nga ana e Kryetarit të komunës, Kryetari Bllazeski theksoi zonat kritike në të cilat për shkak të rritjes së nivelit të ujit në vitet e kaluara arrinte dalja e lumit Vardar nga shtrati i cili shkakton dëme me përmasa të mëdha.

Pas përfundimit të mbledhjes u realizua vizitë në teren përgjatë rrjedhës së lumit Vardar në vendbanimet: Jegunovc, Raotincë, Kopancë dhe Tudencë.

Mjetet për sanimin e vendeve kritike do të sigurohen nga Qeveria Zvicrës.