Sot pata nderin të takohem me përfaqësuesit e bashkësive fetare nga xhamitë në Komunën e Jegunovcit. Në takim kemi shkëmbyer mendime dhe mesazhe për bashkim të qytetarëve të komunës së Jegunovcit pa dallim feje dhe besimi. I falënderova imamët që morën pjesë në takimin e sotëm me dëshirën që në të ardhmen të organizohen takime më të shpeshta në përbërje më të gjerë. Të gjithë kemi përgjegjësi që të kultivojmë dhe respektojmë besimin dhe fenë dhe bashkërisht të kontribuojmë në lidhjen dhe bashkëpunimin ndërfetar në mes të qytetarëve të Komunës së Jegunovcit.

Accessibility