Drejtoria për punë hidrometeorologjike lëshoi paralajmërim se nën ndikimin e një sërë valësh lagështie sot pas dite dhe në ditët në vazhdim disa ditë moti do të jetë me mjegull dhe jostabil, në shumë vende ndër të tjera edhe Komuna e Jegunovcit pritet që të përfshihen nga rreshje të dendura shiu.

Në disa vende proceset do të jenë në formë të motit të lig të përcjellura me bubullima, errëra të fuqishme dhe paraqitje të breshrit.

Pas lajmërimit se moti i lig do ta përfshijë Republikën e Maqedonisë së Veriut në ditët në vazhdim, kryetari i komunës Darko Bllazheski e thirri Shtabin e krizave për mbrojtje dhe shpëtim të Komunës së Jegunovcit, në të cilën u përgatit plan dhe orar për veprim në vendet kritike ku ekziston rrezik për përmbytje.

Ekipi i Shtabit të krizave të Komunës së Jegunovcit me kujdes e ndjek gjendjen për arsye të rrezikut të daljes nga shtrati të lumit Vardar në disa vendbanime.

Përgatiti: Stojançe Antovski

Komuna e Jegunovcit