Në koordinim me shërbimet komunale dhe policinë, sot nga vendbanimi Kopanicë fillojmë me aktivitetet kontrolluese të sistemit të ndriçimit rrugor dhe shkyçjen e kyçjeve të paligjshme të ndriçimit publik. Për shkak të udhëzimeve dhe indikacioneve nga EVN për konsum drastik të energjisë elektrike nga ndriçimi rrugor dhe numrit të shtuar të kyçjeve ilegale në ndriçimin publik, në veprim të koordinuar me shërbimet kompetente sipas planit të miratuar më parë, do të bëjmë kontroll të vazhdueshëm të sistemeve të ndriçimit publik me qëllim uljen e kostove të energjisë elektrike dhe shkyçjen e lidhjeve të paligjshme. Apeloj tek qytetarët për vetëdijesim më të madh, që të mos keqpërdorin sistemet e ndriçimit publik sepse në mënyrë indirekte dëmtojnë buxhetin e komunës dhe mjetet nga taksapaguesit e Komunës së Jegunovcit. Qytetarët e Komunës së Jegunovcit dhe institucionet e kanë obligim që të jenë të ndërgjegjshëm me të mirat dhe shërbimet publike. Aksioni do të vazhdojë në të gjitha vendbanimet e Komunës së Jegunovcit për heqjen e lidhjeve ilegale të ndriçimit rrugor.

Accessibility