Sot, 17.09.2019 në hapësirat e Komunës së Jegunovcit u mbajt takim pune në mes të kryetarit të komunës Darko Bllazheski dhe përfaqësues nga Ambasada e Ukrainës.

Në këtë takim kryetari i komunës ua sqaroi gjendjen në vetëqeverisjen lokale, nevojat me të cilat ballafaqohen banorët e kësaj komune, u këmbyen mendime të ndërsjella të cilat janë për të mirën e të gjithë neve.

Theks të veçantë në këtë takim u vendos në ambientin jetësor, pastrimin e ujërave të zeza gjegjësisht zgjedhjen e problemit të mbetjeve dhe pastrimit të kromit gjashtëvalent.

Me mjete dhe ndihmë të Ambasadës së Ukrainës, me kërkesë dhe angazhim të kryetarit të komunës Bllazheski ky problem pritet që sa më shpejtë të zgjidhet.