Dje, Qeveria i shpalli masat e reja më rigoroze për kufizimin e lëvizjes dhe zgjatje e orës policore. Këto masa vendosen për arsye se infeskioni shpërndahet, qytetarët nuk i respektojnë denjësisht masat e deritanishme, ka raste të sjelljes së pa përgjegjshme sidhe koha ngrohet dhe pasojnë edhe festat fetare.

Masat e reja do të fillojnë të vlejnë nga nesër 8 prill 2020 për të gjithë territorin e shtetit. Ora policore në vend se në ora 21 do të fillojë në ora 16 dhe do të përfundojë në ora 5 në ditët e punës, kurse në ditët e fundjavës (e shtunë dhe e diel) do të ketë orë policore tërë ditën për të gjithë qytetarët, gjegjësisht nga ora 16 ditën e premte deri ora 5 të hënën.

Personat mbi 67 vjet nga nesër do të mund të lëvizin jashtë vetëm nga ora 10 deri 12 nga e hëna deri të premten, kurse të rinjtë deri 18 vjet ditët e punës do të mund të dalin nga shtëpia vetëm nga ora 13-15.

Në hapësirat publike ndalohet të lëvizin më shumë se dy persona në grupe, vetëm nëse bëhet fjalë për prind me fëmijët e tyre deri në moshën 14 vjeçare. Për aktivitetet bujqësore, është e lejuar lëvizja në territorin e fshatit edhe atë vetëm për nevoja të punës.

Barnatoret do të punojnë pa pengesa, kurse Ministria e shëndetësisë do të punojë plan për punë të papengueshme të institucioneve shëndetësore. Përjashtim nga ndalesa për lëvizje vlejnë për policinë, armatën, punëtorët shëndetësor(IPSH, IPSH dhe mjekët amë) sidhe marketet dhe restorantet të cilët dërgojnë prodhime.