Lajmërohen banorët e vendbanimeve të cilët furnizohen me ujë nga sistemi rajonal për furnizim me ujë se stacioni i pompave në f. Jegunovc është në ndërprerje për shkak të defektit –këputja e kabllos në rrjetin e tensionit të lartë të largpërçuesit nga i cili furnizohet me rrymë stacioni i pompave.

Largpërçuesi është në pronësi të firmës private veprimtaria e së cilës është ndarja e rërës dhe prodhimit të pllakave të bekatonit. Kablloja e tensionit të lartë të largpërçuesit është këputur në Jegunovc në oborrin e pronarit privat dhe i njëjti nuk lejon të bëhet sanimi i të njëjtit për arsye se ekziston kontest gjyqësor.

Komuna e Jegunovcit si dhe palët tjera e involvuara së bashku me ekipet kujdestare të EVN Maqedoni dolën në terren gjatë ditës së sotme ku u konstatua se EVN Maqedoni nuk mund të marë masa për sanimin e defektit për arsye se largpërçuesi është në pronësi të firmës private.

Duke pasur parasysh se furnizimi me ujë është një e mirë me interes publik për banorët e Komunës së Jegunovcit , shpresojmë se firma private pronarë i largpërçuesit dhe pronari i hapësirës së oborrit në parcelën e së cilit është këputur kablloja e tensionit të lartë do të gjejnë kompromis për dalje nga kjo situatë, që të bëhet sanimi i defektit dhe vendosjen në funksion të rrjetit të tensionit të lartë.

Luten qytetarët e vendbanimeve të cilët furnizohen me ujë për pije nga sistemi rajonal për furnizim me ujë të kenë mirëkuptim dhe durim deri në kyçjen e sistemit të pompave dhe vënien e së njëjtës në funksion.