Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e 40-të miratoi vendim për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve për periudhën vijuese, përfshirë edhe Festat e Pashkëve.

Gjatë fundjavës, përfshirë edhe të hënën, nga dita e premte 17 prill 2020 (e premte) prej orës 16:00 deri më 21 prill 2020 (e martë) deri në orën 05:00 ndalohet lëvizja e të gjithë qytetarëve në tërë territorin e shtetit.

Mbetet aktive ndalesa për lëvizje të gjithë qytetarëve në nivel të tërë territorit çdo ditë pune nga e hëna deri te premten nga ora 16:00 deri ora 05:00 e ditës në vijim.