Me kërkesë të banorëve të f. Jançishtë dhe përkushtimit të parezervë të kryetarit të komunës Darko Bllazheski u zgjidh problemi shumëvjeçarë me të cilin janë përballuar banorët e f. Jançishtë.

EVN Maqedoni në bashkëpunim me Komunën e Jegunovcit realizoi projekt për rikahëzim të rrjetit distributiv të largëpërçuesit me tension të lartë i cili kalonte mbi shkollën fillore dhe fushën e sportit në vendbanimin Jançishtë.

Punët teknike në rrjetin elektrik distributiv u zhvilluan disa ditë kurse mjetet për realizim të suksesshëm janë siguruar nga ana e EVN-së dhe Komunës së Jegunovcit.

Kryetari i Komunës Bllazheski bëri inspektimin e aktiviteteve ndërtimore ku u konstatua se aktivitetet e ndërmarra zhvillohen sipas dinamikës së paraparë për realizimin e këtij projekti.

Me këtë intevenim në rrjetin distributiv është zgjedhur edhe një problem në vendbanimet e Komunës së Jegunovcit për çka kryetari i komunës Bllazheski iu premtoi vet qytetarëve.