Komuna e Jegunovcit gjendet në pjesën veriperëndimore të Pollogut të Poshtëm nëmes të shkallës së 42 dhe 42,15 në veri të Ekuadorit dhe shkallës së 21 dhe 21,15 në lindjetë Grinuiçit. Gjegjësisht,morfologjikisht ajo gjendet në mes të shpatit perëndimor tëmalit gëlqeror Zheden dhe shpatit jugor të Malit Sharr,respektivisht është e vendosurnë rrafshin e gjerë aluvial të Lumit Vardar.
Hapësira e Komunës së Jegunovcit që moti ka qenë e banuar,për çka dëshmojnë njënumër I madh I sendeve të gjetura që nga kohët e hershme (shek. 5 dhe i 6 ). Poashtu,janë vërejtur edhe mbeturina për zhvillim në vazhdimësi të vendbanimeve,ishprehur nëpërmjet numrit të madh të dëshmive arkeologjike:nekropole,ndërtime tëhershme krishtere,kisha mesjetare dhe dëshmi të tjera nga trashëgimia kulturore në këtotreva.
Sipas lokacionit të vet Komuna e Jegunovcit ka një mundësi të rëndësishme për zhvillimdhe pozitë strategjike,sepse në brez të gjerë dhe nëpërmjet një qafe mali lidhet meRepublikën e Kosovës. Nëpërmjet saj kalon edhe rruga rajonale R-405 e cila ka rëndësindërkombëtare. Po ashtu aty kalon hekurudha Shkup-Tetovë-Kërçovë. Përkufizohet mekomunat:Tearcë,Zhelinë dhe Saraj si edhe me vijën e kufirit shtetëror me Republikën eKosovës. Komuna e Jegunovcit përfshin një sipërfaqe prej 174 km2 .Në përbërje tëkomunës së re të formuar hyjnë 17 vendbanime edhe atë:Bellovishtë,(720 metra lartësimbidetare),Vratnicë ( 730 m.l.m),Staro Sellë ( 870 m.l.m.) Rogaçevë ( 800 m.l.m.)Jazhincë ( 800 m.l.m.) Orashje ( 620 m.l.m.) –vendbanime malore,ndërsa Zhillçë ( 410 m.l.m.) Jançishtë ( 396 m.l.m.)Jegunovc (396 m.l.m.) Kopancë (392 m/l.m.) Podbreg ( 395 m.l.m.) Prelubishtë ( 400 m.l.m.)Raotincë ( 390 m.l.m. ) Ratajë ( 435 m.l.m.) Siriçinë ( 390 m.l.m.),Tudencë ( 385 m.n.m.) dhe Shemshovë ( 405 m.l.m.) – vendbanime fushore. Seliae komunës është në Jegunovc.