Urim me rastin e festës së Bajramit

Njësia e vetëqeverisjes lokale, këshilli i Komunës së Jegunovcit me kryetarin Darko Bllazheski me rastin e festës së Ramazan Bajramit lëshon urim deri te gjithë pjesëtarët e fesë islame, iu dëshiron urime të sinqerta për shëndet te mirë, beriqet, fat dhe pastrim shpirtëror.

U mbajt mbledhja e tridhjeteshtatë e Këshillit të Komunës së Jegunovcit

Sot, më datë 28.04.2020 në ora 12.00 u mbajt mbledhja e tridhjeteshtatë e Këshillit të Komunës së Jegunovcit e cila për shkak të gjendjes me virusin korona u mbajt nëpërmjet lidhjes së internetit për konferenca.

Me mbledhjen udhëhoqi kryetari i Këshillit të Komunës së Jegunovcit Orhan Sabrii, rendi i ditës përmbante 1 pikë, pjesëmarrje aktive morën të gjithë 15 këshilltarë dhe kryetari i komunës Darko Bllazheski .

Rend dite

– Miratimi i Procesverbalit të mbledhjes së tridhjetegjashtë të Këshillit të Komunës së Jegunovcit

1. Shqyrtimi i Raportit financiar për realizimin e Buxhetit të Komunës së Jegunovcit për kuartalin e I-rë të vitit 2020 dhe Konkluzion për miratimin e tij;

Urim me rastin e Ringjalljes së Krishtit – Pashkëve

Me rastin e festës së madhe krishtere Ringjallja e Krishtit-Pashkët, Njësia e vetëqeverisjes lokale të Komunë së Jegunovcit me kryetarin e komunës Darko Bllazheski dërgon urim deri te të gjithë besimtarët e konfesionit Ortodoks, në urim thuhet:

-Vlerat shpirtërore të kësaj feste të madhe krishtere Ringjallja e Krishtit –Pashkët na rikujton rëndësinë dhe vlerën e jetës së njeriut i mbushur me pendim, lutje dhe kreshmë. Me Ringjalljen e Krishtit kremtohet fitorja e jetës ndaj vdekjes, madhësia e tij, mirësia dhe fuqia.

Në këto ditë të bukura kremtimi Ju dëshirojmë dritë ringjalljeje dhe Pashkë festive, të mbushura me mirëkuptim dhe qetësi në çdo shtëpi.

KRISHTI U RINGJALL – VËRTET U RINGJALL

Ndalesë për lëvizje të të gjithë qytetarëve nga e dita e premte ora 16:00 deri ditën e martë ora 05:00

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e 40-të miratoi vendim për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve për periudhën vijuese, përfshirë edhe Festat e Pashkëve.

Gjatë fundjavës, përfshirë edhe të hënën, nga dita e premte 17 prill 2020 (e premte) prej orës 16:00 deri më 21 prill 2020 (e martë) deri në orën 05:00 ndalohet lëvizja e të gjithë qytetarëve në tërë territorin e shtetit.

Mbetet aktive ndalesa për lëvizje të gjithë qytetarëve në nivel të tërë territorit çdo ditë pune nga e hëna deri te premten nga ora 16:00 deri ora 05:00 e ditës në vijim.

Shtabi i krizave i Komunës së Jegunovcit miratoi masa të reja për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve

Shtabi komunal për mbrojtje dhe shpëtim i Komunës së Jegunovcit do të jep jepe për punë për marketet private të cilët do të punojnë në kohë të vikendit dhe do të kryejnë dërgesa deri te amvisëritë të cilëve u nevojiten produkte.

Ky është njëri nga konkluzionet të cilët sot u miratuan në mbledhjen kordinuese të shtabit të krizave me të cilin kryeson kryetari i Komunës së Jegunovcit Darko Bllazheski.

Si shtojcë keni Vendimin dhe Konkluzionet e mbledhjes kordinuese.

Nga e mërkura do të vlejnë masa të reja, zgjatet periudha e ndalesës së lëvizje

Dje, Qeveria i shpalli masat e reja më rigoroze për kufizimin e lëvizjes dhe zgjatje e orës policore. Këto masa vendosen për arsye se infeskioni shpërndahet, qytetarët nuk i respektojnë denjësisht masat e deritanishme, ka raste të sjelljes së pa përgjegjshme sidhe koha ngrohet dhe pasojnë edhe festat fetare.

Masat e reja do të fillojnë të vlejnë nga nesër 8 prill 2020 për të gjithë territorin e shtetit. Ora policore në vend se në ora 21 do të fillojë në ora 16 dhe do të përfundojë në ora 5 në ditët e punës, kurse në ditët e fundjavës (e shtunë dhe e diel) do të ketë orë policore tërë ditën për të gjithë qytetarët, gjegjësisht nga ora 16 ditën e premte deri ora 5 të hënën.

Personat mbi 67 vjet nga nesër do të mund të lëvizin jashtë vetëm nga ora 10 deri 12 nga e hëna deri të premten, kurse të rinjtë deri 18 vjet ditët e punës do të mund të dalin nga shtëpia vetëm nga ora 13-15.

Në hapësirat publike ndalohet të lëvizin më shumë se dy persona në grupe, vetëm nëse bëhet fjalë për prind me fëmijët e tyre deri në moshën 14 vjeçare. Për aktivitetet bujqësore, është e lejuar lëvizja në territorin e fshatit edhe atë vetëm për nevoja të punës.

Barnatoret do të punojnë pa pengesa, kurse Ministria e shëndetësisë do të punojë plan për punë të papengueshme të institucioneve shëndetësore. Përjashtim nga ndalesa për lëvizje vlejnë për policinë, armatën, punëtorët shëndetësor(IPSH, IPSH dhe mjekët amë) sidhe marketet dhe restorantet të cilët dërgojnë prodhime.

U mbajt mbledhja e tridhjete pestë e Këshillit të Komunës së Jegunovcit

Sot, më datë 10.02.2020 në ora 10.00 u mbajt mbledhja e tridhjetepestë e Këshillit të Komunës së Jegunovcit në sallën për mbledhje në ndërtesën komunale.

Me mbledhjen udhëhoqi Kryetari i Këshillit të Komunës së Jegunovcit Orhan Sabrii, rendi i ditës përmbante 2 pikë, të pranishëm ishin të gjithë 14 këshilltarë .

Rend dite

1. Ndryshime dhe plotësime të Buxhetit të Komunës së Jegunovcit për vitin 2020;

2. Vendim për miratimin e Ndryshimeve dhe plotësimeve të Buxhetit të Komunës së Jegunovcit për vitin 2020;