Kryetari i komunës zgjidhet çdo të katërtin vit, në zgjedhje të përgjithshme,tëdrejtpërdrejta dhe të lira lokale me votim të fshehtë në pajtim me ligjin me të cilinrregullohen zgjedhjet lokale.
Kryetarit i komunës funksionin e tij e ushtron profesionalisht.
Kryetari i komunës në suaza të kompetencave të veta:
– inicion dhe propozon miratimin e dispozitave në kompetencë të Këshillit të Komunës;
– siguron kryerjen e punëve të përcjella nga organet e administratës shtetërore;
– propozon buxhetin vjetor dhe llogarinë vjetore të buxhetit të Komunës;
– e realizon buxhetin e Komunës;
– vendos për punë administrative për të drejtat,detyrimet dhe interesat e personavejuridikë dhe fizikë,në pajtim me ligjin;
– udhëheq me administratën komunale;
– harton rregullore për sistematizimin e vendeve të punës të administratës komunale;
– vendos për punësimin,të drejtat,detyrimet dhe përgjegjësitë e punëtorëve nëadministratën komunale nëse nuk është caktuar ndryshe me ligj;
– ushtron edhe punë të tjera të përcaktuara me ligj dhe me këtë statut.
– ka të drejtë të jetë i pranishëm dhe të marrë pjesë në punën e seancave të Këshillit.
Kryetari i komunës i shpall dispozitat e Këshillit në Fletoren zyrtare të Komunës .
Kryetari i komunës siguron zbatimin e vendimeve të Këshillit.
Kryetari i komunës është i detyruar në afat prej 7 (shtatë) ditësh prej ditës së dërgimit tëdispozitës së Këshillit me aktvendim ta ndalë shpalljen e tij nëse mendon se nuk është nëpajtim me Kushtetutën dhe ligjet.
Një shembull të aktvendimit të arsyetuar për mos shpallje i dërgohet kryetarit tëKëshillit të Komunës.
Këshilli është i detyruar në afat prej 15 (pesëmbëdhjetë ) ditësh prej ditës së shpalljes sëaktvendimit ta shqyrtojë dhe të vendos për të.
Nëse Këshilli e vërteton dispozitën ose nuk diskuton në afatin nga paragrafi 3 i këtijneni,prefekti është i detyruar ta shpall dispozitën dhe njëkohësisht të ngre nismë përngritjen e procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe të ligjshmërisë tëdispozitës së kontestuar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë.
Për nismën kryetari i komunës është i detyruar ta informojë ministrinë kompetente përkryerjen e punëve që i përkasin vetëqeverisjes lokale.
Kryetari i komunës është i detyruar të paraqesë raport për zbatimin e vendimeve tëmiratuara nga Këshilli çdo 3 (tre) muaj gjatë vitit.
Për ushtrimin e kompetencave të veta kryetari i komunës e informon Këshillin sipasnevojës,po më pak 2 (dy) herë në vit.
Kryetari i komunës udhëheq me pronën e Komunës si nikoqir i mirë.
Në udhëheqje me pronën e Komunës Kryetari i komunës është i detyruar të marrë masadhe të sigurojë shfrytëzim të pronës në pajtim me ligjin.
Gjatë kohës së pengesës ose të mungesës deri në gjashtë muaj kryetarin e komunës ezëvendëson anëtari i Këshillit të Komunës të cilin e cakton prefekti.
Në afat prej 30 (tridhjetë) ditësh prej ditës së marrjes së funksionit kryetari i komunësështë i detyruar me aktvendim ta caktojë anëtarin e Këshillit i cili do ta zëvendësonte.
Aktvendimi nga paragrafi 2 i këtij neni shpallet në Fletoren zyrtare të Komunës .
Për ditën e fillimit të pengesës ose të mungesës kryetari i komunës e informon kryetarin eKëshillit.
Anëtarit të Këshillit i pushon funksioni i anëtarit të Këshillit gjatë kohës kur e zëvendësonkryetarin e komunës.