Në vigjiljen e festave të Vitit të Ri, vizitova IPKKP “Mollëzat” në Jegunovc dhe i gëzuam të dashurit tanë me dhurata modeste të Vitit të Ri.

Fëmijët, të befasuar dhe të lumtur me pakot e Vitit të Ri, na nderuan me një pritje të ngrohtë dhe buzëqeshje të sinqerta fëmijësh. Gëzimi dhe buzëqeshja e të vegjëlve tanë gjithmonë dinë të na largojnë nga problemet dhe ngjarjet e përditshme, andaj ne si persona përgjegjës kemi obligim që të kujdesemi për një të nesërme më të mirë për fëmijët sepse ata janë e ardhmja e komunës së Jegunovcit. Si kryetar i komunës së Jegunovcit, në bashkëpunim me menaxhmentin e çerdhes do të inicioj aktivitete në të ardhmen për përmirësimin e kushteve të qëndrimit së fëmijëve në institucion. Gëzuar Vitin e Ri 2022 fëmijë, qëndroni të lumtur dhe keni një fëmijëri pa brenga.

 

Accessibility