Mëngjesin e sotëm bëra bisedë informative me Liljana Janoski- drejtore ekzekutive e ,,Koalicionit rural’’, platformë e përbërë nga më shumë se 40 shoqata të qytetarëve të cilat punojnë në promovimin dhe avancimin e të drejtave dhe punëve të bujqve nga i gjithë vendi, sidhe edukimi, organizimi dhe shoqërimi i bujqve dhe valorizimi i mundit të tyre. në veçanti më gëzon fakti se platforma punon në promovimin dhe afirmimin e grave bujke dhe avancimin e kushteve në vise rurale dhe përmirësimi i statutit të grave nga viset rurale të cilat merren me bujqësi.

Në periudhën në vazhdim do ta thellojmë bashkëpunimin me ,,Koalicionin rural’’ nëpërmjet definimit të aktiviteteve dhe projekteve të përbashkëta të cilat do të jenë nga sfera e bujqësisë dhe përkrahja e bujqve të Komunës së Jegunovcit.

Si kryetar i Komunës së Jegunovcit gjithmonë do të përkrah projekte për zhvillimin e bujqësisë sepse si komunë rurale e cila ka traditë të gjatë në bujqësi meriton vëmendje më të madhe dhe përmirësimin e kushteve të bujqve.

Accessibility