Me qëllim të respektimit të parimeve të punës transparente dhe nikoqirëse dhe informimit të tatimpaguesve të Komunës së Jegunovcit për shpenzimin e mjeteve buxhetore nga komuna e Jegunovcit, dëshiroj të informoj opinionin për 2 kontratat e lidhura për prokurim publik.

Komuna e Jegunovcit ka realizuar dy prokurime publike për mirëmbajtje dimërore të rrjetit rrugor lokal në vendbanimet në Komunën e Jegunovcit për periudhën 2021/2022 dhe ka përzgjedhur operatorët ekonomikë me ofertën më të ulët në vlerë të prokurimit publik prej 223.020 denarë dhe 148.000 denarë ose gjithsej 371.020 denarë për të dy prokurimet publike që kanë të bëjnë me qëllimin e prokurimit dhe kanë vlerën më të ulët në tri vitet e fundit. Për të njëjtin destimin, prokurimi publik në vitin 2020/2021 ishte 413.000 denarë, ndërsa në vitin 2019/2020 kontrata për mirëmbajtje dimërore të rrjetit rrugor lokal në vendbanimet në Komunën e Jegunovcit ishte 458.961 denarë, që është dukshëm më e lartë në krahasim me këtë vit. Edhe në kushtet e rritjes së vlerës së shërbimit, në vitin 2021/2022 prokurimi publik ka vlerën më të ulët. Çdo denarë nga taksapaguesit është i rëndësishëm dhe unë si kryetar e kam obligim që në mënyrë racionale të menaxhoj buxhetin e Komunës së Jegunovcit.

Accessibility