Me iniciativën time dhe me kënaqësi të madhe, sot nënshkrova Memorandum për bashkëpunim dhe aktivitete të përbashkëta me rrjetin kombëtar “Ushqim për të gjithë – Banka e Ushqimit Maqedoni”. Jam veçanërisht krenar si kryetar i Komunës së Jegunovcit, që si pushtet lokal jemi ndër të paktat institucione në Maqedoni që e njohëm punën e “Food Bank Macedonia” dhe iu bashkuam misionit për mbledhjen e tepricave të ushqimit nga operatorët ekonomikë, institucionet , asistencë dhe shpërndarje për qytetarët me raste sociale. Së bashku me Nebojsha Zaharieskin – kryetar i shoqatës “Aleanca e të rinjve” – Tetovë si organizatë lokale partnere e “Food Bank Macedonia” u dakorduam për aktivitetet e ardhshme të projektit dhe zbatimin e zotimeve programore nga të dyja palët që do të fillojnë me zbatimin pas pushimeve të Vitit të Ri. Si kryetar i Komunës së Jegunovcit do të jem gjithmonë i hapur për bashkëpunim dhe aksione që do t’u ndihmojnë kategorive të rënduara të qytetarëve të Komunës së Jegunovcit. Falënderojmë Dushko Hristov – kryetar i “Food Bank Macedonia” për mbështetjen dhe përpjekjet maksimale që realizon dhe afirmon zvogëlimin e varfërisë dhe ndihmën ndaj familjeve me raste sociale, dhe natyrisht për mundësinë për t’u anëtarësuar në rrjetin “Food Bank Macedonia”. Fillojmë së bashku me aksione dhe ndihmë për kategoritë e rënduara të qytetarëve nga Komuna e Jegunovcit.

Accessibility