Komuna e Jegunovcit do të ndajë 100.000 denarë ndihmë financiare për rajonin e prekur nga tërmeti në Republikën e Shqipërisë.
Këshilli i Komunës së Jegunovcit në mbledhjen e tridhjetë ndau 100.000 den., mjete për ndihmë humanitare për qytetarët e Republikës së Shqipërisë të prekur nga tërmeti i fuqishëm në Durrës dhe rrethinë.
Vendimi u miratua njëzëri nga ana e të gjithë Këshilltarëve sidhe u përkrah edhe nga Kryetari i Komunës Darko Bllazhevski.
Vetëqeverisja lokale shpreh ngushëllime deri te familjarët e të vdekurve dhe ju dëshiron të lënduarve shërim të shpejtë.